Përditësuar së fundmi: 16/06/2017

Mjeshtëria e shitjes (10): Pesë pikat e prezantimit të produktit

Share
nga Anerola Torollari
Qer 16, 2017
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Procesi i prezantimit të produktit është pjesë e rëndësishme e procesit të shitjes. Gjatë kësaj faze, qëllimi kryesor është t'i ndihmoni blerësit ta kuptojnë sa më mirë produktin apo shërbimin që do të përmbushte nevojat e tij – qoftë në jetën e përditshme, ashtu edhe në biznes. Për këtë, prezantimi është i rëndësishëm për blerësin.

Gjatë këtij procesi ju duhet të lini përshtypje të mirë. E, për të realizuar një shitje me sukses, iu rekomandoj këto pika të prezantimit:

1. Përgatituni

Bëhuni gati të ballafaqoheni me sfidat në prezantim – të produktit ose të shërbimit tuaj – tek klienti. Kjo nënkupton që ju duhet ta njihni produktin tuaj në detaje; ta njihni industrinë në të cilën punoni dhe ta dini se çfarë ofron konkurrenca juaj (dhe çfarë thotë konkurrenca për produktin tuaj).

2. Besoni

Besoni në produktin/shërbimin tuaj. Pa dyshim, ky është komponenti më kritik i çdo prezantimi. Kur diskutoni për zgjidhjet që i ofroni klientit, a jeni energjik? A tregon zëri juaj qartësi dhe entuziazëm gjatë prezantimit? A e tregon gjuha juaj e trupit entuziazmin? Nëse jo, duhet ta ndryshoni qasjen. Tek e fundit, nëse nuk jeni të pasionuar me produktin tuaj, si mund të prisni që klienti juaj të jetë i motivuar për ta blerë?

prezantimit

3. Ushtrohuni

Të dish “çfarë duhet bërë” dhe ta “bësh” (veprosh) janë dy gjëra të ndryshme. Atletët, muzikantët dhe profesionalistët e tjerë ushtrohen për përformancën e tyre. Këtë gjë duhet ta bëni edhe ju. Mbi të gjitha, të ardhurat tuaja varen nga aftësia juaj për ta ndihmuar blerësin – për ta parë si vlerë atë që ju i ofroni. Ushtrohuni me partnerin tuaj dhe merrni një reagim (vlerësim). Nëse nuk keni partner, atëherë ushtrohuni para pasqyrës (xhirojeni veten duke e bërë prezantimin e plotë).

4. Zbatoni

Kjo ka rëndësi të veçantë kur jeni i/e ri/re në shitje, ose kur nuk keni bërë prezantim për një kohë të gjatë. Ushtrimi është i domosdoshëm dhe shumë i rëndësishëm, mirëpo kjo është baraz me zero nëse nuk ballafaqoheni drejtpërdrejtë me klientin tuaj. Vetëm kështu do të merrni përvojë reale.

5. Përsosmëria

Mjeshtri i shitjes kurrë nuk ndalet së mësuari – nga përvoja e tij dhe nga përvojat e të tjerëve. Ai vazhdimisht është në kërkim të detajeve dhe korigjimit të vetes që të ketë përvojë më të mirë me blerësin dhe të arrijë rezultate më të mira.

Për sukses në shitje nuk keni nevojë për ndonjë dhunti të veçantë hyjnore. Ju keni talent, por ajo çfarë duhet të bëni është të përparoni me përkushtim, me disiplinë dhe me vetëbesim.

Për më tepër informacione, pyetje, për trajnime individuale ose të dedikuara për kompaninë tuaj, mund të kontaktoni në adresat e mëposhtme:
Email: [email protected]
Twitter: @DenisGafuri
LinkedIn: https://www.linkedin.com/in/denis-gafuri-1a174334
Facebook: https://www.facebook.com/denis.gafuri

burimi: Telegrafi

Evente

Shkolla verore “Aftesitë menaxheriale dhe Lidership”

Qershor 30, 2017
2:00 PM - 5:00 PM Korrik 2

Hardh Fest 2017

Shtator 7, 2017
9:00 AM - Shtator 10 9:00 PM

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00