Përditësuar së fundmi: 10/04/2017

Mercedes Benz sjell taksitë pa shoferë

nga Neada Muçaj
Pri 10, 2017

‘Lufta’ e makinave që ecin vet, pa shoferë ka kohë që ka filluar dhe sa vjen e më shumë ‘luftëtarë’ po i bashkohen.

Daimler, kompania mëmë e Mercedes Benz, ka njoftuar dje se po planifikon të sjellë taksitë që ecin vet brenda 3 vitesh.

Gjigandi Gjerman është kompania më e fundit që bën këtë premtim. Ford dhe BMW kanë premtuar të njëjtën gjë brenda vitit 2021. Ndërsa General Motors dhe Waymo (i Google) kanë vendosur dhe ata t’i bashkohen inovacionit për makinat që drejtohen vet.

Uber nga ana tjetër është duke testuar këtë koncept që prej Shtatorit të vitit të kaluar në Pittsburgh.

/TechSot