Mendoni se jeni i vjetër për të filluar një biznes? Kjo është arsyeja pse e keni gabim - Business Magazine Albania

Mendoni se jeni i vjetër për të filluar një biznes? Kjo është arsyeja pse e keni gabim


Ka diçka që më ka bezdisur gjithnjë e më shumë gjatë dy viteve të fundit. Është nocioni që sipërmarrësit e moshuar nuk kanë aftësi dhe talent për të konkurruar me ata në të 20-at e tyre. Është zhgënjyese për mua që zhvendosja e makroteknologjisë në një pajisje smartphone dhe në median sociale ka zhdukur besimin nga disa sipërmarrës të mëdhenj të cilët i janë ekspozuar mendimit se ata janë “të vjetëruar” ose “jo aq të mirë”.

Unë dua t’ju them se nuk ka moshë të caktuar për sipërmarrjen. Kam filluar franchise-n tim të parë si një fëmijë, duke shitur limonada. Kur isha 13 vjeç shisja letra baseball-i në qendrat e New Jersey-it. Tani, unë jam 41 vjeç dhe do të vazhdoj të ndërtoj biznese për 40 vitet në vazhdim pa marrë parasysh se çfarë po bëjnë 20 vjeçarët.

Nëse arrini në gamën e moshës 40-60 ose 60-80, ata të cilët mendojnë se nuk janë në gjendje të konkurrojnë me moshën e re e nënvlerësojnë veten. Ju ndoshta jeni shumë të fokusuar në dështimin tuaj ose të pasigurtë, sepse nuk jeni rritur me kompjuter ose jeni mërzitur që shkruani ngadalë në telefonin tuaj.

Nuk është teknologjia problemi. Milenianët nuk ndryshojnë nga brezat tuaj kur vjen puna për t’u prekur nga ndryshime kulturore. Në vitet 1940, njerëzit kishin kokat të përqëndruara në gazeta dhe veshët e tyre në radio. Nga vitet 1960, të gjithë sytë ishin ngulitur në televizor. Sot, është pajisja celulare ajo që dominon. Ndryshimet e mëdha janë pjesë e jetës.

Ndaloni së përdoruri ndryshimet e teknologjisë si një justifikim. Mos qëndroni me idenë se jeni “i vjetër”. Hidhni një sy avantazheve tuaja. Kuptoni se sipërmarrësit 20 vjeçar nuk kanë përvojën që ju keni. Ata sapo kanë mbaruar shkollën, janë naive dhe u mungon kuptimi i vërtetë i botës. Ata ndoshta nuk kanë hasur shumë vështirësi dhe ekonomia ka qenë relativisht e mirë ndaj tyre. Ka qenë e lehtë për ta, pasi stili i jetës sipërmarrëse është bërë një modë e mbytur nga ndikuesit në platformat sociale si YouTube dhe Instagram. Unë besoj se ne aktualisht jetojmë në epokën e artë të sipërmarrësve të rremë.

Harroni nocionin se milenianët kanë një avantazh, sepse ata janë të rinj. Rinia ushqen besim, por ju keni vite eksperiencë në drejtimin e një biznesi. Përdoreni atë për të furnizuar veten me energji. Nëse je një sipërmarrës i suksesshëm, nuk duhet në asnjë mënyrë që ju t’i dorëzoheni dikujt që është 20 deri 30 vjet më i ri. Nëse do të ishit një sipërmarrës i madh në atë moshë, nuk ka asnjë arsye pse nuk mund të jesh sipërmarrës i madh tani. Besoni në aftësinë dhe arritjet tuaja.

Si mund ta bëni këtë? Këshilla ime më e mirë për ju është që të përqendroheni në gjërat që ju jeni të mirë duke respektuar kërkesat evoluese të një bote dixhitale. Ju duhet të keni egon që vjen nga përvoja juaj si dhe përulësia për të kuptuar se fusha e lojës është e ndryshme tani. Po, ne kemi hyrë në një epokë të re, dhe, po, duhet të njiheni me aplikacionet dhe pajisjet e reja. Ju e keni aftësinë për të parë dhe për të përfituar nga trendet në një botë që po ndryshon me shpejtësi. Nëse jeni një sipërmarrës me të vërtetë i madh, e vetmja gjë që ju ndalon të qëndroni në këmbë është mungesa e besimit.

Pra, merrni telefonin tuaj dhe shkarkoni Snapchat dhe çdo aplikacion tjetër që do t’ju shërbejë. Përdorni videot live në Facebook dhe Instagram. Ju lutem, mos lejoni që kjo epokë t’ju kalojë. Të jesh një sipërmarrës i madh, pa marrë parasysh moshën tuaj, është një avantazh i madh tani. Ju do të pendoheni nëse nuk vazhdoni të provoni. Sipërmarrja është një tërësi mendimesh dhe hendeku që egzistonn midis jush dhe gjeneratës të cilës ju i frikësoheni, mund të funksionojë në favorin tuaj.

Burimi: inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0