Mendimet që të lënë të varfër - Business Magazine Albania

Mendimet që të lënë të varfër


Ndërkohë që ne mendojmë, shqetësohemi, madje dhe stresohemi ne harxhojmë shumë energji nga truri jonë. Prandaj ne kemi më pak energji për të shkuar drejt kreativitetit, paqes, lumturisë, aftësisë për të zgjidhur probleme, apo ndjenjës se ne arrijmë të kontrollojmë jetën tonë.Të mbledhësh mendjen nga ana financiare nuk do të thotë vetëm të blesh një makinë të re apo të shlyesh borxhin. Për shumë njerëz ka lidhje me shëndetin fizik dhe me sasinë e stresit që shkakton mungesa e parave. Sot dua të ndaj me ju pesë bindje që ju keni krijuar që po ju pengojnë të keni liri financiare.

1. “Dikush tjetër duhet/mund t’a bëjë këtë për mua.”

Ku përgjegjësit financiare i vendosni mbi dikë tjetër, ju thjesht po blini kohën tuaj, po paguani sasi të vogëla në karta krediti, nuk po planifikoni të ardhmen tuaj. Sa më gjatë të rrini e të prisni për atë personin magjik që të filloj të kujdeset për financat e tua, aq më mbrapa keni për të ngelur. Kur është KOHA e DUHUR për të marr përgjegjësit e tua financiare?… Tani!

2. “Mua nuk më ecën me paratë.”

Bashkohu me grupin. Ka shumë njerëz që nuk dinë t’i menaxhojnë paratë, buxhetin, dhe të planifikojnë të ardhmen financiare. Me siguri ti nuk ke qenë aq i zoti në ecje kur mësove të hedhësh hapat e parë. Por gjithashtu ti nuk ke qenë një shofer i shkëlqyer kur vure duart në timon për herë të parë. Prandaj ne duhet të kemi durim, mësues dhe praktikë.

Menaxhimi financiar nuk është një talent me të cilin ne kemi lindur. Fatmirësisht, ka me miliona libra financiar, emisione në radio, trajnime online, konsulentë, këshillëtarë, dhe trajner. Ndoshta nuk është gjëja që dini të bëni më mirë, por “Mua nuk më ecën me paratë,” nuk është më një justifikim për menaxhimin e keq financiar.

3. “Paraja është e babëzitur dhe e pashpirt.”

E vetmja mënyrë që të bësh para është duke i dhënë asaj vlerë. Nuk ka rëndësi nëse je CEO i kompanisë tënde ose një punëtor i thjeshtë në një fabrikë. Ti po i jep vlerë (produkte/shërbime) kësaj bote në këmbim të një vlere (parasë). Sa më shumë vlerë të japësh, aq më shumë vlerë do të marrësh. Nuk ka gjë më të ndjerë sesa të kultivosh dhuratat e tua unike dhe talentet dhe t’i japësh vlerë kësaj bote.

4. “Unë nuk jam __ mjaftueshëm.”

Unë nuk jam i zgjuar mjaftueshëm. Unë nuk jam i edukuar mjaftueshëm. Unë nuk jam i vjetër/i ri mjaftueshëm. Plotësojeni hapësirën bosh sipas dëshirës. E vërteta është se, nuk ka rëndësi se çfarë justifikimi zgjedh të mbushësh hapësirën, me shumë mundësi ti njeh dikë i cili e ka kaluar këtë pengesë dhe ka arritur një sukses financiar.

Mos harro, askush nuk do të vlerësoj më shumë se vetja. Nuk ka buxhet të mjaftueshëm që mund të të ndihmojë të bëhesh i suksesshëm nëse ti vet nuk beson që ti je vet suksesi. Zëri i brendshëm që thotë, “Unë nuk jam __ mjaftueshëm” do vazhdoj të të mbajë në një jetë mediokre.

5. “Paraja është e rrezikshme, mos bëj para.”

Chalene Johnson e përdor këtë shprehje kur flet për njerëz të cilët kanë frikë të shpenzojnë para për të fituar para. Të marrësh vendime të bazuara në frikën e humbjes apo dështimit asnjehërë nuk shkon drejt suksesit. Në fakt, zakonisht vendimet e bazauara në frikë do të vjedhin lumturinë tënde apo kënqaësinë e suksesit.

A ke qenë ndonjëherë i frikësuar se mund të humbasësh $10 sesa të fitosh $100?

Nëse po atëherë vendimet e tua të biznesit janë të bazuara në frikë, dhe nuk sjellin asnjë mirëqenie. Ka mendime të ndryshme mes atyre që marrin vendime financiare për ‘t’u larguar nga frika’ dhe atyre që marrin vendime financiare për ‘të rritur mirëqenien’. Vendimet e marra me frikë do të mbajnë në varfëri.

/Entrepreneur.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0