Mbi 32 mijë sipërmarrje janë regjistruar në QKB vitin e kaluar - Business Magazine Albania

Mbi 32 mijë sipërmarrje janë regjistruar në QKB vitin e kaluar


Politikat adresuar përmirësimit të klimës së biznesit janë reflektuar në rritjen e numrit të sipërmarrjeve dhe investimeve të reja në biznes.

Gjatë vitit 2016 në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) janë regjistruar 32.478 biznese, prej të cilave 30.867 janë shqiptare, 1.247 janë biznese të huaja, 301 janë më pronësi të përbashkët shqiptare dhe të huaj dhe 63 përfshihen në kategori të tjera.

Ekspertë të ekonomisë vlerësojnë se, sot falë regjistrimit më të thjeshtë të bizneseve përmes QKB-së, ka nisur edhe ofrimi i shërbimeve në mënyrë më të përmbledhur, duke reduktuar burokracinë dhe kostot e biznesit, si një vlerë e shtuar në kuadrin e lehtësirave për sipërmarrjet që bëjnë biznes.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0