Përditësuar së fundmi: 14/02/2017

Mark Zuckerberg ka punësuar 47 shkencëtarë për të kuruar të gjitha sëmundjet

nga Fiorela Jaupi
Shk 14, 2017
Studied at Faculty of Economy, Master of Science in Marketing. Content Editor at Business Magazine Albania
lexo me teper >

E lançuar me një shumë prej 3 miliardë $ në muajin Shtator 2016, qëllimi i fondacionit është të ndihmojë “në kurimin e të gjitha sëmundjeve "deri në fund të shekullit të 21.

Plani ambicioz i Mark Zuckerberg për të trajtuar dhe kuruar të gjitha sëmundjet ka bërë një hap përpara me njoftimin se po financon dhjetëra shkencëtarë gjatë pesë viteve të ardhshme.

Iniciativa e Zuckerberg dhe Chan (CZI) është një organizatë e drejtuar nga bashkëthemeluesi i Facebook dhe Priscilla Chan, gruaja e tij. E nisur me një shumë prej 3 miliardë $ (2.4 miliardë £) në Shtator të vitit 2016, qëllimi i saj është të ndihmojë “në kurimin e të gjitha sëmundjeve”, deri në fund të shekullit të 21, me një fokus në investimin afatgjatë në kërkimin shkencor.

Pjesë e CZI është “Chan Zuckerberg Biohub”e cila është një organizatë kërkimore mjekësore – dhe të Mërkurën, Biohub njoftoi se është duke siguruar 50 milionë $ (40 milionë £) fonde për studiuesit.

Paratë do t’i shkojnë 47 njerëzve të ndryshëm, për të financuar kërkimin e tyre për pesë vitet e ardhshme deri në $ 1.5 milionë (1.2 milionë £) secila. (Më shumë se 700 njerëz kanë aplikuar për financim.) Këta hetues janë në kërkim në shumë fusha, që nga fotografimi i qelizave, zhvillimin e teknologjive “biochip” dhe studimin e transmetimit të malaries.

Chan Zuckerberg Biohub” është partnere me tri universitete: “Berkley”, “UCF” dhe “Stanford”. “Tre partnerët tanë universitarë sigurojnë shtylla të rëndësisshme të punës së Biohub-së,” tha organizata.

“Hetuesit tanë vijnë nga këto institucione të shquara kërkimore dhe fakulteti i tyre do të jetë një pjesë integrale e operacioneve tona ditore këtu në Biohub.” Sapo Biohub të rritet edhe më shumë, ajo do të punojë me institucione të tjera kërkimore.

“Të dy Mark dhe Priscilla janë konsumatorë të shkencës,” tha bashkë-presidenti i Biohub dhe profesori i UCSF Joseph DeRisi. “Atyre u pëlqen të mësojnë gjëra të reja, për çfarë është hulumtimi dhe në çfarë faze është.”

“Ne po kryejmë kërkime që ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të mëdha shëndetësore. Ne gjejmë dhe mbështetim biologët, shkencëtarët, inxhinierët dhe teknologët më të mirë dhe të zgjuar. Kultura jonë thekson lirinë intelektuale dhe bashkëpunimin”, thotë organizata.

“Ne mbështesim ekipin tonë me mjetet më të mira shkencore dhe kur mjetet e duhura nuk ekzistojnë, ne do t’i shpikim ato.”

Burimi: inc.com