Mark Cuban zbulon aftësinë që e bëri atë milioner (dhe që çdokush mund ta mësojë) - Business Magazine Albania

Mark Cuban zbulon aftësinë që e bëri atë milioner (dhe që çdokush mund ta mësojë)


Pa marrë parasysh se çfarë industrie i përkisni, kjo është një gjë që çdo person i suksesshëm e bën mirë.

Kohët e fundit Mark Cuban u pyet se çfarë do të bënte ai në qoftë se i humbiste të gjitha. Çfarë do të bënte ai së pari?

“Do të futesha në punë si një barist gjatë natës dhe një punë shitjeje gjatë ditës,” tha Cuban në podcast-in “Si e kam ndërtuar këtë” dhe do të filloja të punoja.

“Mund të bëhem një multimilioner përsëri? Nuk kam asnjë dyshim.”

Pse ai ndihet në këtë mënyrë? Suksesi është pothuajse i pamundur – në çdo fushë – pa aftësi të forta shitjeje.

Këtu është arsyeja pse. Për shumë njerëz, fjala shitje nënkupton manipulimin, presionin, lajkatimin – të gjitha stereotipet që përdorin shitësit e makinave.

Por në qoftë se ju e mendoni shitjen si shpjegim logjik dhe përfitim i një vendimi, atëherë të gjithë – pronarë biznesi ose jo – kanë nevojë për aftësi shitjeje: për të bindur të tjerët se një ide ka kuptim, për t’iu treguar shefave apo investitorëve si një projekt apo biznes do të gjenerojë të ardhura, për të ndihmuar punonjësit të kuptojnë përfitimet e një procesi të ri, etj.

Në thelb, aftësitë e shitjes janë aftësitë e komunikimit. Aftësitë e komunikimit janë kritike në çdo biznes apo karrierë – dhe ju do të mësoni më shumë rreth komunikimit nëse punoni në shitje më shumë se kudo tjetër.

Fitimi i aftësive të shitjes do iu ndihmojë të fitoni financim, të sillni investitorë, të bëni marrëveshje me shpërndarës, të tërhiqni konsumatorë; në fazat e hershme të një kompanie, çdo gjë ka të bëjë me shitjet.

Kuptimi i procesit të shitjes dhe ndërtimi i marrëdhënieve afat-gjata me konsumatorët, është tepër e rëndësishme, pavarësisht nga industria apo karriera që ju zgjidhni. Të kaloni kohë në një rol të drejtpërdrejtë shitjeje është një investim që do iu paguajë dividentë përgjithmonë.

Këtu janë disa nga përfitimet:

  1. Ju do të mësoni të negocioni

Çdo punë përfshin negocimin: me klientët, me shitësit dhe furnizuesit, madje edhe me punonjësit. Shitësit mësojnë të dëgjojnë, të vlerësojnë variablat, të identifikojnë personat kryesorë, të kapërcejnë kundërshtimet dhe të gjejnë mënyra për të arritur marrëveshje.

Ju do të mësoni të mbyllni një shitje

Kërkimi për atë që dëshironi është e vështirë për shumë njerëz. Mbyllja e një shitjeje është pjesë e artit dhe pjesë e shkencës. T’i bësh të tjerët të bien dakord me ty dhe të ndjekin drejtimin tënd është gjithashtu pjesë e artit dhe e shkencës.  Nëse ju doni të udhëhiqni njerëz, ju duhet të jeni në gjendje të mbyllni marrëveshje. Shitësit e mëdhenj dinë se si të mbyllin një shitje. Shefat e mëdhenj gjithashtu.

  1. Ju do të mësoni këmbënguljen

Shitësit dëgjojnë fjalën “jo” gjatë gjithë kohës. Me kalimin e kohës ju do të filloni ta shihni “jo-në” si një sfidë, jo si një refuzim. Dhe do të kuptoni se çfarë të bëni më pas.

  1. Ju do të mësoni vetë-disiplinën.

Kur punoni për një kompani të madhe, ju ndonjëherë mund të neglizhoni punën dhe ende të paguheni. Kur punoni me komision, besimi juaj është: “Nëse është për t’u bërë, duhet të bëhet nga unë”. Puna në shitje është një mënyrë e mirë për të lidhur të gjitha pikat në mënyrë të përhershme mes performancës dhe shpërblimit.

  1. Ju do të fitoni vetëbesim.

Puna në shitje është shërimi i përsosur për druajtjen. Ju do të mësoni të bëni hapa përpara me vetë-besim, sidomos nën presion apo në një krizë.

Ende nuk jeni të bindur? Mendoni në këtë mënyrë: Sa më frikësues apo i frikshme një pozicion në shitje tingëllon, aq më shumë do iu duhet të punoni. Ju do të fitoni vetë-besimin dhe vetë-sigurinë dhe aftësitë që do fitoni do iu shpërblejnë edhe për pjesën tjetër të biznesit – dhe jetën tuaj personale.

Pra, nëse doni të jeni një sipërmarrës, lini mënjanë planin tuaj të biznesit dhe  punoni në shitje për një ose dy vjet. Nëse ju jeni një sipërmarrës duke luftuar, filloni një punë me kohë të pjesshme në shitje. Pjesë e arsyes pse po luftoni është ndoshta për shkak të aftësive të dobëta të shitjes.

“Duke njohur aftësitë e mia të shitjes dhe produktet që jam në gjendje të shes”, tha Cuban: “Mendoj se  mund të gjej një punë për të shitur një produkt që më jep mjaftueshëm komision dhe shpërblim.”

Dhe kjo do të gjenerojë mjaftueshëm para për të filluar biznesin e tij dhe do e lejojë të përdori aftësitë e tij të shitjes për të fituar para për vete, jo për një punëdhënës.

Pronarët e suksesshëm të biznesit – njerëzit e suksesshëm në përgjithësi – e kalojnë shumicën e kohës së tyre “duke shitur”.

Mësoni si të shisni.

Është investimi më i mirë që do të bëni ndonjëherë.

burimi: Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0