Lidershipi & menaxhimi strategjik ne biznese e organizata - Business Magazine Albania

Lidershipi & menaxhimi strategjik ne biznese e organizata


LIDERSHIPI & MENAXHIMI STRATEGJIK NE BIZNESE E ORGANIZATA
(20-23 Qershor)

Ky trajnim 3 ditor perqendrohet tek kultivimi i kompetencave me te rendesishme te lidershipit te biznesit dhe organizatave, te identifikuara nga lideret boterore te fushes dhe te eksploruara profesionalisht nga shkolla shqiptare e sipermarrjes si dhe ajo amerikane e Harvard Bussines School.

Programi trajton komponentet thelbesore te lidershipit si aftesite drejtuese, standardet morale dhe etike, vet-menaxhimi, komunikimi i qarte i pritshmerive, perkushtimi ndaj personelit, udheheqja kreative, imazhi dhe besueshmeria e liderit dhe institucioneve, fleksibiliteti i ndryshimit te opinioneve, nxenia eficiente, inteligjenca emocionale, bashkepunimi strategjik, maredheniet me vartesit, komunikimi i vazhdueshem, tek hapja ndaj ideve dhe trajtimeve te reja, ndjesia e suksesit dhe deshtimit ne ekip, nxitja e rritjes permanente drejt lidershipit te gjenerates tjeter, e shume aspekte te tjera qe formesojne drejtuesit e shekullit te 21.

Ky program u nevojitet te gjithe drejtuesve, menaxhereve dhe atyre qe aspirojne te marrin role udheheqese ne fushen e biznesit, kompanive, bankave, organizatave joqeveritare, shoqerise civile dhe medias.

FINALIZIMI:
Certifikate trajnimi ne “Lidership dhe Menaxhim Strategjik ne Biznese/Organizata”

TARIFA: 65€ (55€ per ata me master, 45€ per te gjithe te diplomuarit e Institutit te Lidershipit).

KOHEZGJATJA: 3 dite

ORARI:
E hene, 20 qershor, ora 17.45-20.45
E merkure, 22 qershor, ora 17.45 – 20.45
E enjte, 23 qershor, ora 17.45-20.45

REGJISTRIMET:
Tek zyrat tona ne Bllok, nga e hena ne te premte ora 10.30-14.00

KONTAKTI:
Email: info@lidership.al
Tel.: 0696077881

 

———————————————————

BIO-t E LEKTOREVE

ROLAND LAMI (PhD) – lektor lidershipi, zv. Dekan dhe Pergjegjes i Departamentit te Shkencave Sociale te Aplikuara prane Universitetit Europian te Tiranes, me nje pervoje mesimdhenese dhe trajnuese 15 vjecare ne Universitetin e Tiranes, UET, Albanian University dhe kompani biznesi. Ai mban titullin e Doktorit te Shkencave ne Sociologji nga Universiteti i Tiranes.

Per nje kohe te gjate, Roland Lami, ka punuar si trajnues i pajtuar nga nje sere bankash te nivelit te dyte si: Raiffeisen Bank, Tirana Bank, Union Bank, Veneto Bank etj., si dhe nga nje numer institucionesh dhe organizatash te ndryshme si: PNUD, PARSH, EDEM, Partners Albania, Chemonics International, EPTA, RASP, ISTUD, ILTIS, Diakoni Agapes, DANIDA, etj.

Roland Lami eshte i certifikuar si trajnues ne Ligjerim Publik, Vendimmarrje, Zgjidhje problematikash, Zgjidhje e konflikteve ne grup etj. nga organizata te huaja qe operojne ne fushen e lidershipit dhe menaxhimit te biznesit.

Eshte autor i disa librave si “Komunikimi dhe Marrëdhëniet Shoqërore”, “Njohuritë bazë të kërkimit në shkencat sociale”, dhe bashkeautor i “Identity of Political Parties in Albania – during the period 1990 – 2013″. Gjithashtu eshte autor i mbi 30 artikujve shkencore ne revista prestigjioze brenda dhe jashte vendit.

———————————————————

SONILA KAPIDANI ka nje pervoje mesimdhenese 10 vjecare si pedagoge e Fjalës Artistike dhe Regjisë, ne Fakultetin e Artit Skenik, pranë Universitetit të Arteve ne Tirane.

Ajo eshte aktualisht lektore e Komunikimit Publik pranë Universitetit Europian të Tiranës. Nder vite Sonila Kapidani ka ofruar trajnime të te rinjve dhe profesionisteve ne arte, media dhe shoqeri civile mbi teknikat e te folurin ne publik dhe etikën e komunikimit.

Sonila Kapidani ka nje eksperience mbi dhjete vjeçare si Regjisore dhe drejtuese projektesh teatrore, implikimesh ne shoqerine civile si drejtuese dhe koordinatore projektesh me partnere nderkombetare mbi trashegimine kulturore dhe fushatash kombetare per afrimin e publikut me artin, skenen dhe kulturen shqiptare.

Ne background-in e saj arsimor perfshihet diplomimi ne Arte/Muzike ne Selanik te Greqise, diplomimi si regjisore teatri ne Universitetin e Arteve ne Tirane, kualifikime nderkombetare mbi teatrin dhe te folurit ne publik, si dhe studimet master në Trashëgimi Kulturore dhe Antropologji prane Qendres se Studimeve Albanologjike.

Sonika Kapidani eshte autore e librit “Metodika për estetikën e të folurit” (një udhëzues për të folurit në publik), si dhe e nje sere artikujsh të ndryshem shkencore me fokus komunikimin dhe edukimin.

———————————————————

ERION PICIRI (PhD) – drejtor i Institutit te Lidershipit, i fokusuar ne kerkime, konsulence dhe trajnime ne ceshtjet e lidershipit, politikave publike, qeverisjes dhe fushatave zgjedhore. Pergjate viteve ai ka dhene konsulence politike, institucionale dhe elektorale. Duke filluar nga tetori 2015 ai drejton edhe Qendren per Lidership dhe Qeverisje Demokratike prane Albanian University ne Tirane. Pjesemarres i perjavshem i emisionit ‘Leadership’, cdo te hene dhe enjte ora 20.00 tek UTV News.

Background-i i tij akademik dhe profesional eshte pasuruar me nje eksperience tre vjecare ne SHBA, ku u diplomua ne Universitetin Fordham te New York-ut, Sh.B.A., ne Shkenca Politike – (Master of Arts) Zgjedhje dhe Manaxhim Fushatash, si dhe kreu disa graduate courses per Government & American Politics ne Universitetin e Harvardit. Ne Mars 2011 (Washington D.C.), vleresohet me nje cmim nga Shoqata Amerikane e Keshilltareve Politike.

Me heret, pergjate viteve 2008 deri ne 2010, ai ka mbajtur detyren e Drejtuesit te Departamentit te Shkencave Politike & Administrative, si dhe zv. Rektorit per Politika dhe Zhvillim Institucional ne Albanian University.

Ne vitin 2007 ka marre titullin e Doktorit te Shkencave ne Bukuresht, Rumani, me tezen: “The Decision-Making Process at the Level of Public Health Policy”. Nga viti 2003 deri me 2007 ka qene kerkues shkencor prane Departamentit te Menaxhmentit dhe Politikave te Shendetit Publik ne UMF “Carol Davila”, ne Bukuresht.

Me heret Erion Piciri, ka kryer studimet bachelor ne Shkenca Politike ne Bukuresht, ku eshte diplomuar gjithashtu ne studimet master ne Komunikim Politik. Marketing Elektoral dhe Politik. Ne formimin e tij akademik perfshihen edhe studime te tjera masterale dhe pasuniversitare ne Shkenca Administrative, Studime Europiane, Studime mbi Sigurine, Drejtesi dhe Menaxhim. Ai ka publikuar ne rumanisht: Politikat Publike si dhe Imazhi i Institucioneve Publike.

Ne pervojen e tij mesimdhenese dhe trajnuese perfshihen Politikat e Krahasuara, Komunikimi Politik dhe Marketingu Institucional, Qeverisja, Fushatat Elektorale dhe Lidershipi Politik.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0