La Amerikën për Shqipërinë dhe bimët e saj të mrekullueshme aromatike, ja historia e Emiland Skorës - Business Magazine Albania

La Amerikën për Shqipërinë dhe bimët e saj të mrekullueshme aromatike, ja historia e Emiland Skorës


Rudina HOXHA

Emiland Skora, pronari i “Mediterranean  Imports, Inc. & Mediterranean Export Imports Albania Shpk” tregon në një intervistë ekskluzive për Infoalbania për historinë prapa startup-it të tij të suksesshëm në fushën e bimëve medicinale. Skora zotëron një fermë organike prej 23 hektarësh e mbështetur në një moment kyç nga Yunus Social Business Albania.
Lexoni mbi përpjekjejet e djaloshit të ri për të ngritur një biznes ndryshe në Shqipëri sepse “Shqipëria nuk ka nevojë për një kafene, restorant apo një karburat tjetër. Idetë e reja, afatgjata dhe të qëndrueshme janë të vështira për tu gjetur por ja vlen të kërkosh gjërë e gjatë.”

Ju lutem, a mund të na bëni një panoramë të startup tuaj dhe nga e morët këtë ide?

Në vitin 2010 ( jetoja në San Francisco, Ca) vendosa që kishte ardhur koha të investoja në diçka të vogël në Shqipëri dhe kisha disa ide të cilat i hodha në letër për të parë se cila ishte më pak e kushtueshme dhe me fitimprurësja.  Duke biseduar me familjen e shoqerinë, rastësia me lidhi me dikë në fushën e kozmetikës dhe më pyeti për vajrat esenciale pasi Shqipëria ka qënë një nga vendet më të njohura për prodhimin e tyre në vitet 70-80. Pasi lexova disa rrjeshta për kete industri dhe mundësinë e krjimit të një biznesi të tillë në Shqipëri, vendosa që menjëherë të filloja përgatitjet e një plan biznesi.  Fatkeqësisht, ky biznes nuk ishte më pak i kushtueshmi për tu ngritur dhe sigurisht jo më fitimprurësi por të paktën ishte afatgjatë. Në fund të vitit 2010, fillova punimet per ndërtimin e një distilerie të varjave etero vajore( vajra esenciale) që janë një produkt i bimëve medicinale.

Pse zgjodhët bimët medicinale?

Arsyet janë të shumta, por ajo më kryesorja ishte se Shqipëria ka një mori bimësh aromatike dhe medicinale që rriten në natyrë. Eshtë një industri që “ka kuptim” këtu tek ne dhe ekziston një forcë punëtore që mund t’i mbledhi këto bimë në natyrë.

Industria e bimëve medicinale është shumë e madhe dhe përfshin atë ushqimore, kozmetike dhe farmaceutike dhe të githa kërkojnë një produkt natyral e të paster, gjë që ne këtu e kemi me shumicë, ose të paktën ashtu ishte fjala që mbizoteronte në industri.

A pati një moment të vështirë në këtë ndërrmarrje dhe si e kaluat atë me sukses? Çfarë ndihme ju ka dhënë Yunus Social Business Albania në këtë drejtim?

Menjëhere pasi fillova prodhimin e esencave, klientët filluan të kërkojnë çertifikimin organik të këtyre esencave, diçka që tani është praktikisht e kërkuar nga të gjithë dhe pa të nuk mund të ecesh përpara. Kjo ishte dhe pika ku modeli i biznesit u desh të ndryshoje pasi u bë praktikisht e pamundur të sigurojë një sasi të madhe bimësh medicinale që ishin organike( jo të çertifikuara, por thjesht natyrale e të pastra). Kjo u bë  një pengesë mjaft e madhe për mua pasi nuk po arrija të siguroja as 30% të kërkesës së tregut dhe shumë shpejt klientët mund të largoheshin. Arsyeja ishte mbjellja dhe kultivimi në masë i bimëve medicinale në Shqipëri dhe kryesisht në Koplik si dhe përdorimi  i kimikateve nga fermerët për të rritur prodhimin e fitimin e tyre. Në fund të sezonit grumbullues të vitit 2013, nuk arrita të siguroja më shumë se 20% të kërkesës për lëndë të parë dhe biznesi nuk arriti të mbulonte shpenzimet. Duke identifikuar problemin dhe zgjidhjet e tij, vendosa që të krijoja një cikël të mbyllur ku të isha fermeri, grumbulluesi, përpunuesi si dhe eksportuesi i bimëve medicinale. Kjo kërkonte një investim të madh dhe po hasja disa pengesa nga bankat që në atë kohë nuk jepnin kredi të tilla për fermerët. Në 2014, rastësia me çoi tek Shkëlzen Marku, drejtori i Yunus Social Business Albania dhe lindi koncepti i një ferme organike që do të funksiononte si një biznes social ( fitimet në fund të vitit nuk ndahen por qëndrojnë në biznes për të rritur aktivitetin). Pas një periudhe të shkurtër, u krijua një plan biznesi dhe biznesi im u nda në dy pjesë. Një distileri vajrash esenciale që funksionon si një biznes normal dhe një fermë organike që është në funksion të distilerisë por është e pavarur ndaj saj. Falë investimit të bërë nga YSB Albania, ferma organike tani ka 23 Ha nën kontrollin e saj dhe këtë sezon do të ketë dhe korrjen e parë të këtyre bimëve. Kemi punësuar më shumë se 60 persona si dhe kemi arritur të përdorim tokë që kishte me shumë se 20 vite pa u mbjellë. Pronaret e këtyre tokave tani marrin një qera vjetore si dhe punësohen në tokat e tyre gjatë vitit. Falë krijimit të fermës organike, distileria ka mundesinë të sigurojë kërkesën për lëndë të parë dhe të kërkojë për klienntë të rinj, gjë që nuk ishte e mundur për 3 vitet e para të ekzistences së saj.

Çfarë mësimesh të mësuara do të ndanit me sipërmarrësit e rinj?

Të medohen gjatë përpara se të hapin një biznes të tyrin. Shqipëria nuk ka nevojë për një kafene, restorant apo një karburat tjetër. Idetë e reja, afatgjata dhe të qëndrueshme janë të vështira për tu gjetur por ja vlen të kërkosh gjërë e gjatë.  Nëse i futen një pune për tu bërë i pasur shpejt, fatkeqësisht do te falimentojnë brenda një 5 vjeçari dhe investimi i tyre do të humbasë.  Gjithashtu, forca më e madhe që ata mund të kenë, janë punëtorët e tyre. Pa ata, biznesi do të falimmentojë, sado i mirë, i zgjuar dhe i dedikuar sipërmarrësi mund te jetë.

Sipas mendimit tuaj, çfarë kërkon një startup që të lulëzojë? A vini re kaos në kulturën e startup në Shqipëri?

Në rradhë të parë duhet të jetë ndryshe nga të tjerët. Kërkon një forcë mbështëse, jo vetëm financiare
( sado i madh apo i vogël nje biznes mund të jetë). Kjo forcë përfshin ligjet e shtetit ku pasuria jote mund të mbrohet e të mos kopjohet brenda 24 orëve dhe nga njëherë me të njëjtin emër. Kërkon një forcë punëtore të specializuar që fatkeqësisht në Shqipëri është shumë e vogël dhe kërkon durim, shumë durim.

Kultura e biznesit në Shqipëri është ajo e kopimit dhe jo e inovimit. Eshtë me të vërtetë për të ardhur keq kur ecën nëpër Tiranë dhe sheh të njëjtën gjë në çdo cep të rrugës.  Kjo mund të jetë pak e rëndë për të thënë, por shqipëtari në përgjithësi nuk guxon të jetë i pari për të nisur diçka, por preferon të replikojë diçka e të ndajë atë 5 lek fitim që dikush tjetër po merr.

Kam dëgjuar se do ti shtrini hapësirat dhe do të krijoni një zonë të tërë bio. E vërtetë?
Po, është e vërtetë. Nëse mundësia për të siguruar tokë do të më jepet, nuk do të ndalem.

A mendoni se themeluesit e startup bëhen të pasur shumë herët ?

Ku janë që të më japin disa sygjerime dhe mua:) Ideja që të kesh një biznes tëndin nuk  është që menjëherë të blesh një makinë të fundit apo të kesh një rrogë të madhe. Në fillim, gjithshka duhet të jetë e llogaritur për të rritur e forcuar biznesin por unë mund ta kem komplet gabim. Kur të flas me këta që janë pasuruar shpejt mund të ndërroj edhe unë idetë.

Ju falenderoj shumë për mundësinë që më dhatë dhe shpresoj të bëjmë një intervistë përsëri pas disa vitesh.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0