Ky sipërmarrës drejton kompaninë e tij nga bregdeti i Hawaiit - Business Magazine Albania

Ky sipërmarrës drejton kompaninë e tij nga bregdeti i Hawaiit


Joel Gascoigne ditën punon në ishullin e Hawait të Oahu-s si CEO i Buffer, e cila vitin e kaluar fitoi 8.25 milionë $ nga shitjet nga platforma e rrjetit social për marketingun, Buffer. Natën, bashkëthemeluesi i sipërmarrjes, Leo Widrich kryen detyrat e tij si COO nga ana tjetër e botës, në Vienë.

Nuk dihet se sa kohë do të qëndrojnë Gascoigne në Hawaii ose Widrich në Austri, derisa të dy themeluesit, ashtu si pjesa tjetër e punonjësve, 80 punonjës, kanë lirinë të jetojnë ku të duan. Rezultati është një kompani ku punonjësit punojnë nga kafenetë, zyrat nga shtëpia, hapësirat e përbashkëta të punës, dhe madje edhe nga varanda e një bregdeti, në vendet si Cape Town, Afrikë e Jugut; Stockholm, Suedi; dhe Silicon Valley ku kompania ka bazën (nëse e ka).

“Është totalisht e hapur. Ne nuk kemi përqëndrime rolesh në ndonjë vend të caktuar. Disa prej nesh janë pothuajse nomadë,” thotë Gascoigne.

Në 2012-n, 2 vite pas lançimit të Buffer dhe pas kufizimeve në Hong Kong dhe Tel Aviv, Gascoigne dhe Widrich e gjetën veten në San Francisco përballë një vendimi: të bëhet biznesi me mënyrën tradicionale me një zyrë qëndrore fizike apo të punohet pa zyra, ashtu siç e bënin disa prej punonjësve të tyre. Ata e diskutuan zgjedhjen me mentorë dhe sipërmarrës të tjerë.

“Ne donim të siguroheshim se qënia në një zyrë nuk kishte avantazhe dhe puna jashtë zyrës asnjë disavantazh,” shprehet Gascoigne.

4 vite më vonë, aplikacioni i rrjetit social Buffer ka tejkaluar më shumë se 3 milionë përdoruesë, një pretekst që themeluesit të angazhoheshin në këtë model të patestuar të ndërtimit të një biznesi. Ky model ishte “tepër polarizues”, sipas Gascoigne. “Shumë njerëz thoshin se nuk kishte për t’u rritur. Në fakt, vazhdojmë ta dëgjojmë shpesh.”

Sipas Gascoigne, duhen punonjës të vetë-motivuar për të ecur përpara në një mjedis të shpërndarë, prandaj edhe Buffer u jep 3 ditë kohë provë punonjësve të rinj për të parë se sa komodë ndihen në një mjedis të tillë dhe sa efektivë ndihen me një zyrë virtuale dhe me mjetet e videokonferencave si ‘Google Hangouts’ dhe ‘Zoom.’ Deri tani, përshkallëzimi (rritja) nuk ka qenë një problem; punonjësit e Buffer u rritën nga 30 deri në 70 vetëm vitin e kaluar, duke u shndërruar në një grup punonjësish të shumëllojshëm, multikulturorë, perspektivat e ndryshme të të cilëve kanë ndihmuar në ndërtimin e një brandi apelues në të gjithë botën. Për më tepër, pasja e njerëzve virtualë në çdo zonë kohore do të thotë se operacionet e zhvillimit të kompanisë dhe dhe të shërbimit të konsumatorit nuk mbeten asnjëherë pa u trajtuar.

Gascoigne nuk është i sigurtë se edhe për sa kohë do t’i duhet ta quajë shtëpinë e vet Shtetin e Alohas (momentalisht ai po e ndan kohën e vet mes Hawaiit dhe Nju Jorkut). Por ajo që është e sigurtë, sipas tij, është mundësia për të realizuar modelin e punonjësve të shpërndarë. “Është bërë e thjeshtë dhe e mundshme për të punuar sipas kësaj mënyre,” thotë ai. “Unë ndjej se kjo metodë është e ardhmja jonë.”

 

/Shkruar nga David Port dhe publikuar nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0