Kush është sektori që po rrit punësimin në Shqipëri? - Business Magazine Albania

Kush është sektori që po rrit punësimin në Shqipëri?


Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj Milva Ekonomi, zhvilloi një vizitë në Panairin e Punës në Pallatin e Kongreseve, ku mori pjesë në aktivitetin e Dhomës Kombëtare të Zejeve, e cila sapo është krijuar në bazë të ligjit të ri për Zejtarinë në Republikën e Shqipërisë.

Fokusi i Ligjit të Zejeve është nxitja e veprimtarisë së zejeve dhe organizimi i subjekteve zejtare nëpërmjet krijimit të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë.

Në fjalën e saj, Ministrja Ekonomi e konsideroi si një hap shumë të rëndësishëm bashkimin e zejtarëve në Dhomën e tyre, pasi zejet nxisin punësimin.

“Por, që të bëjmë këtë, na duhet që t’i rregullojmë dhe t’i stimulojmë dhe gjithashtu t’u japim mundësi të gjithëve atyre që janë zejtarë që të kenë aftësi për të trashëguar atë që dinë dhe për t’ua mësuar brezave të rinj me të njëjtën cilësi”.

Ministrja shpjegoi se për të nxitur zhvillimin e këtij sektori AIDA ka vënë në dispozicion dy fonde: artizanati dhe startup. Kryesisht, fondet e Artizanatit janë të dedikuara për ato që merren me art, që prodhojnë produkte handmade dhe i tregtojnë brenda vendit, ose edhe jashtë vendit për eksport.

“Ndërkohë, duhet të gjejmë disa forma shumë inovative për të promovuar zejtarinë tonë, atë që e kemi traditë dhe jemi përpjekur në gjithë këto vite ta ruajmë”, tha Ministrja Ekonomi.

Aktiviteti u organizua nga Biznes Albania që ka marrë përsipër të promovojë ligjin e ri të zejeve. Në fjalën e tij presidenti i Biznes Albania, z Luan Bregasi vlerësoi ligjin e ri të zejeve dhe tha se krijimi i dhomës është nga projektet më të rëndësishme dhe më të bukura për sipërmarrjen private, sepse i ka munguar tregut të punës, strukturës së biznesit, një dhomë e konsoliduar për gjithë sipërmarrësit e vegjël, për zanatçinjtë.

Burimi: gazetaere.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0