Përditësuar së fundmi: 24/03/2017

Kush është celulari më i shitur i vitit 2016?

nga Fiorela Jaupi
Mar 24, 2017
Studied at Faculty of Economy, Master of Science in Marketing. Content Editor at Business Magazine Albania
lexo me teper >

Celulari  iPhone 6S i Apple ishte celulari më i shitur në botë vitin e kaluar, duke mposhtur kështu rivalët si modelet S7 të Samsung, thuhet sipas një hulumtimi të ri.

Gjigandi teknologjik i SHBA-së ka shitur rreth 60 milionë copë iPhone 6S në vitin 2016, treguan të dhënat nga IHS Markit.

iPhone 7 ishte celulari i dytë më i shitur me 50 milionë njësi, përderisa iPhone 7 Plus ishte i treti me 25 milionë.

Modeli i Samsung, Galaxy S7 Edge ishte celulari i pestë më i shitur në botë, me rreth 25 milionë copë të paketuara gjatë vitit 2016.

Burimi: gazetaexpress.com