Përditësuar së fundmi: 12/01/2017

Kur do të nisë ndërtimi i resortit në Dhërmi?

nga Fiorela Jaupi
Jan 12, 2017
Studied at Faculty of Economy, Master of Science in Marketing. Content Editor at Business Magazine Albania
lexo me teper >

Kompanisë Eurocol i është lënë afat edhe një vit për ndërtimin e resortit në fshatin Gjilekë në zonën e Dhërmiut, Bashkia e Himarës.

Agjencia e Zhvillimit të Territorit bën të ditur se në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit u vendos që leja e zhvillimit të resortit të shtyhet për shkak se firma e ndërtimit nuk ka zbatuar afatet për ndërtimin e këtij resorti. Madje nuk do të përjashtohen edhe sanksionet për vonesat e krijuara, por që do të mësohen me zbardhjen e vendimit nga AZHT-ja.

Zhvillimi i projektit duhej të realizohej brenda një periudhe 3-vjeçare nga data e miratimit të lejes dhe do të kalonte në disa faza, si në: përgatitjen e kantierit, realizimin e muraturës e rifiniturës, rrjeteve të instalimit apo gjelbërimet.

Ky projekt është miratuar me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit në Mars të vitit 2014 dhe ndërkohë do të duhet të kishte nisur me kohë zhvillimin e tij. Sipas planit, ky resort do të ngrihej në një sipërfaqe prej 19,100 m₂ dhe do të zhvillohej në konceptin e vilave me pesë tipologji të ndryshme, përfshi këtu edhe vila në ndara në apartamente.

Gjithashtu, projekti parashikon të zhvillojë edhe shërbime të tjetra utilitare, si bar-restorante, pishina, prontil druri etj. Resorti do të njihej me emrin “White Rocks”.

Hapësirat e gjelbra do të përbëjnë rreth 58% të territorit, ku do të mbizotëronin agrumet dhe ullinjtë.

Burimi: monitor.al

Evente

Open Source Design Workshop #1

Janar 25, 2017
17:00 – 20:00