Ku duhet të udhëtoni këtë vit sipas shenjës së horoskopit?

BusinessMag Albania ju sugjeron destinacionet më të mira për vitin 2017, sipas shenjës së horoskopit:

Nepal

Nepal është destinacioni i duhur për Dashin e fortë dhe aventurier, duke qënë se atij i pëlqen të bëj sipas kokës së tij.

Oslo, Norvegji

Gjithmonë në Skandinavi ka vend për Demin me shije të rafinuara. Gjithashtu ky është dhe vendi më ekonomik në tokë, kështu ju do të keni mundësi të mburreni më shumë në Oslo.

Formentera dhe Ibiza, Spanjë

Binjakët kanë tendencën të shkojnë drejt ekstremeve, kjo në varësi dhe të humorit të tyre të ndryshueshëm.

Pushimet në këta ishuj janë të përballueshme: Fromentera destinacioni i shkëlqyer kur Binjakët kanë nevojë të qetësohen në plazh dhe Ibiza për të festuar deri në agim.

Porto, Portugal

Të ndjeshëm, të turpshëm, me imagjinatë dhe të qetë Gaforret duhet të nisen drejt Portos, i cili është një nga destinacionet më nxehta.

Rio De Janeiro, Brazil

Vendi që i përshtatet më shumë Luanëve social dhe në kërkim të argëtimit është Rio de Janeiro. Nëse e keni xhepin plot me para mos e mendoni dy herë.

Montreal, Quebec

Kanadaja nuk konsiderohet si një destinacion ekzotik, pikërisht për këtë arsye ky është vendi i duhur për Virgjëreshën. Të lindurit e kësaj shenje janë të organizuar dhe perfeksionist, por ata gjithashtu kanë një anë të fshehur për t’u argëtuar dhe Montreali është vendi që i përshatet këtij dualiteti.

Capetown, South Africa

Kurioz dhe mendje-hapur Peshoret do t’i gjejnë punë vetes edhe në Cape toën, një qytet kompleks, me një histori interesante dhe një të tashme të zhurmshme.

Kyoto, Japoni

Akrepët ndihen mirë kudo, madje dhe në Japoni, sepse ata janë të zgjuar, ambicioz, të pavarur madje dhe misterioz. Kyoto është destinacioni i duhur për çdo akrep për vitin 2017.

Beograd, Serbi

Të lindurit në shenjën e Shigjetarit nga natyra janë dyshues dhe të pavendosur, prandaj ne mendojmë që destinacioni i tyre ideal për këtë vit është Serbia. Për Beogradin thuhet se njerëzit aty janë të hapur, aventurier, krenarë dhe të guximshëm, këto janë pikërisht dhe karakteristikat e një Shigjetari.

Belize

Bricjapit i pëlqen të qëndroj vetëm dhe vendi më i mirë për të shpenzuar kohë i vetëm është pikërisht Belize. Një kombinim i përsosur i plazheve mahnitëe me rrënojat interesante dhe aktiviteve aventureske.

Belize përshtatet me të gjitha buxhetet dhe preferencat dhe jemi të sigurt se Bricjapët mund të kalojnë një eksperiencë të paharrueshme pavarsisht shpenzimeve.

Berlin, Gjermani

Djemtë dhe vajzat e shenjës së Ujorit , të cilët janë inovativ dhe përshtaten shpejt, i përkasin Berlinit.

Koncertet profesionale, festivalet rivale me Coachella madje dhe karaoket në park janë mundësitë që ofron Berlini për Ujorët e apasionuar me muzikën. Ky qytetet më shumllojshmëri dhe gjallëri rinore është destinacioni i duhur për aventuart e një Ujori.

Ubud, Bali

Nëse je një Peshk destinacioni i duhur për ty është Bali. Por kujdes, një vizitë në Bali dhe ju mund të zgjidhni të zhvendoseni atje përgjithmonë. Kultura e këtij qyteti është perfekte për Peshqit, të cilët janë ëndërrimtar, romatik dhe kanë shpirt artistik. Ubud është destinacioni ideal për të gjithë ata që duan të udhëtojnë për të reflektuar. Ushqimi është i mrekullueshëm njësoj si dhe çmimet.

/TheZoeReport

Evente

Team Albania robotics “Robot Reveal”

Qershor 29, 2017
6 PM- 7:30 PM

Shkolla verore “Aftesitë menaxheriale dhe Lidership”

Qershor 30, 2017
2:00 PM - 5:00 PM Korrik 2

Imazhi i ri i aplikacionit Baboon

Korrik 1, 2017
8:00 AM - 8:00 PM

Hardh Fest 2017

Shtator 7, 2017
9:00 AM - Shtator 10 9:00 PM

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00