Kompania shqiptare “Mabetex Group” përfundon punimet e aeroportit ndërkombëtar të Kazakistanit - Business Magazine Albania

Kompania shqiptare “Mabetex Group” përfundon punimet e aeroportit ndërkombëtar të Kazakistanit


Janë disa ngjarje e fenomene për të cilat shqiptarët duhet të jenë krenarë dhe kjo është një prej atyre ngjarjeve: “Mabetex Group” ka përfunduar të Hënën punimet në Aeroportin Ndërkombëtar në Astana të Kazakistanit me kapacitet mbi 5 milionë pasagjerësh në vit.

“Mabetex Grup” në një kohë rekord ka arritur t’i përfundojë të gjitha punët e kontraktuara për rinovimin e aeroportit të Astanas.

Në hapjen e këtij aeroporti ishte edhe presidenti i “Mabetex Group”, Afrim Pacolli, i cili ka falënderuar presidentin Behgjet Pacolli për ndihmën dhe përkrahjen që i ka dhënë gjatë gjithë kohës.

Në veçanti, Afrim Pacolli ka falënderuar presidentin e Kazakistanit Nursultan Nazarbayev, Qeverinë dhe gjithë popullin e këtij vendi për besimin që ia kanë dhënë kësaj kompanie gjatë këtyre 21 viteve.

burimi: lajmifundit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0