Përditësuar së fundmi: 07/04/2017

Kjo Honda është makina high-tech më ekonomike që mund të blini

nga Neada Muçaj
Pri 07, 2017

Nëse po kërkoni një makinë me teknologji të avancuar dhe ekonomike, Honda Civic është ajo e duhura.

Honda Civic EX vjen si një paketë “high-tech” dhe “futuriste”, e cila është vlerësuar me çmimin “Makina më e mirë teknologjike për vitin 2017″.

Hidhini një sy karakteristikave të kësaj makine:

kjo-honda-eshte-makina-high-tech-ekonomike-qe-mund-te-bleni-businessmag

Honda Civic vjen në 5 variante, por ajo që ne iu rekomandojmë është modeli EX me një çmim tepër ekonomik.

Kjo makinë është e pajisur me një motorr me 2 litra me katër cilindra me një fuqi rrotulluese 158 hp dhe 138 lb-ft. Ajo gjithashtu ka një kilometrazh standard për një makinë të bollshme, me 9.1 l/km brenda në qytet dhe 7.1 l/km në autostradë.

kjo-honda-eshte-makina-high-tech-ekonomike-qe-mund-te-bleni-businessmag

Honda Civic EX fillon nga 21,140 dollarë, por paketa e sensorëve është një shtesë prej 1,000 dollarësh. Pra një total fantastik sepse me vetëm 23,000 dollarë, pronarët marrin një suitë të kompletuar me opsionet ndihmëse të shoferit.

kjo-honda-eshte-makina-high-tech-ekonomike-qe-mund-te-bleni-businessmag

“Është e vështirë të imagjinohet se një nga makinat më të rekomanduara në industri ndodh gjithashtu të ofrojë opsionet e fundit, komoditet dhe teknologji të sigurt në një çmim shumë të volitshëm,” shkruan Kelley Blue Book për këtë makinë fantastike. “Por Honda ja doli t’i realizonte të gjitha këto në modelin Civic të 2017-tës, duke fituar kështu çmimin si “Makina më e mirë Tech” për sa i përket vlerës.”

kjo-honda-eshte-makina-high-tech-ekonomike-qe-mund-te-bleni-businessmag

/BusinessInsider