Përditësuar së fundmi: 17/08/2016

Këto tatuazhe të përkohshme do t’iu japin superfuqi

nga Neada Muçaj
Gus 17, 2016

Në të ardhmen, tatuazhet e tua do të jenë meë shumë sesa dizajne prej boje.

Shkencëtarët kanë krijuar një tatuazh të përkohshëm high-tech që mund të kontrolloj aplikacionet e smartphone-it tuaj dhe njëkohësisht edhe paisje të tjera. Të quajtura DuoSkin, këto tatuazhe janë krijuar nga një bashkëpunim midis kërkimeve të MIT dhe Microsoft.

Tatuazhet e përkohëshme aplikohen si cdo lloj tatuazhi tjtër. Ato janë të bëra prej disa fletësh floriri (apo edhe LED) dhe ngjajnë më shumë si bizhu sesa si tatuazhet e shekujve paraardhës.

Këto tatuazhe kanë 3 funksione kryesore

  1. Tatuazhe si paisje hyrëse (input device)

Mendojeni paisjen input si një ekran me prekje (touchscreen). Ideja është e njëjtë me projektin Jacquard të Google (i cili ngjit sensorë në rroba për duke krijuar kështu paisje high-tech të përshtatshme për t’u veshur). Ndërsa DuoSkin i vendos këto sensor në tatuazhe. Kjo i lejon ata që të lidhen me një kompjuter apo smartphone dhe ti mund të kontrrollosh aplikacionet e ndryshme duke fërkuar me gisht mbi tatuazh.

Kërkimet ndërtuan një prototip në të cilin tatuazhi (byzylyku i lëkurës) është i lidhur me një kompjuter Arduino, i cili ndan të dhëna me një aplikacion muzikor në smartphone. Duke fërkuar mbi tatuazh, mundet të kontrrolloje muzikën në aplikacion.

  1. Tatuazhet si paisje dalëse (output device) Këto-tatuazhe-të-përkohshme-do-t’iu-apin-superfuqi-businessmag

Përdorimi i dytë i DuoSkin është përdorimi si paisje output, që do të thotë se tatuazhi mundet të jaoi informacion. Kërkimet e MIT dhe Microsoft demostruan me një aplikacion të quajtura ‘’Couple Harmony’’ (harmonia e çiftit) tatuazhi i lejonte çiftet të ndanin ndjenjat e tyre ndërmjet këtij tatuazhi.

Një person vendosi një ‘’mood button’’ (humori i butonit) në krahun e tij dhe e shtypi atë kur ishte i acaruar. Shtypja e këtij butoni bëri që të ndriçonte tatuazhi i partnerit (i ndërtuar me drita LED) me një dritë të bardhë duke kuptuar kështu se partneri ishte i acaruar.

Gjithashtu shkencëtarët kanë krijuar një tatuazh i cili ndriçon në ngjrë të bardhë apo të kuqe në varësi të temperaturës së trupit të atij që e ka këtë tatuazh.

  1. Tatuazhi si mjet komunikimi

Dhe së fundmi, kërkimet kanë krijuar një version NFC të tatuazheve që i lejon këta të fundit të shkëmbejnë informacion duke klikuar figurën e një smartphone-i në tatuazhin e tyre.

Me prototipin e tyre, kërkimet mund të ndajnë ‘’statusin e lëkurës’’ tek aplikacioni i një smartphone-i kur dikush klikonte mbi këtë prototip në tatuazh, por kjo metodë mund të përdoret për të ndarë çdo lloj informacioni.

Edhe pse është akoma në eksperimentim, DuoSkin ofron një pamje potenciale në funksionin e këtyre tatuazheve.

 

/Mashable.com