Përditësuar së fundmi: 12/04/2017

Këshillat e Richard Branson për të jetuar një jetë të suksesshme

nga Neada Muçaj
Pri 12, 2017

Nuk ka një recetë të caktuar apo sekret për të arritur suksesin. Gjithsesi falë udhëtimit tim 66 vjeçar në Tokë, unë kam mësuar se ka disa mënyra të menduarit dhe vepruarit që mund t’iu ndihmojnë gjatë rrugës.

Këto janë këshillat e mia për të jetuar një jetë sa më të mirë…

Guxo

Duhet të jesh i guximshëm për të ndjekur ëndërrat e tua. Ata që arrijnë gjëra të mëdha janë të gatshëm të jenë të frikësuar, por nuk frikësohen lehtë. Por të jesh i guximshëm dhe të marrësh risk nuk do të thotë të jesh budalla; çelësi është që gjithmonë të mbrosh dobësitë e tua.

Ji vetjvetja

Nuk duhet të sakrifikosh besimet e tua dhe të humbasësh nga vetja për të arritur sukses në jetë. Fokusohu në qëllime dhe qëndro i vërtet ndaj vlerave të tua. Ju mund të arrini atë çfarë dëshironi pa e sakrifikuar veten gjatë rugës.

Ji i respektueshëm

Themeli i suksesit në jetë apo në biznes bazohet në reputacionin tënd. Tregohu i kujdesshëm, ji i sjellshëm dhe gjithmonë mendo për të tjerët. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të veproni sipas kokës suaj, por duhet të mendoni para se të flisni dhe të veproni.

Thuaj po

Jeta është më argëtuese kur thua po! Edhe nëse nuk ja kam idenë se ku po shkoj, unë preferoj të them po dhe të mësoj gjatë rrugës. Sa herë kam thënë po, unë kam përjetuar aventurat më të bukura – ku kam zbuluar njerëz, vende dhe ide të cilat nuk do të mund t’i njihja ndryshe.

Ëndërro majat

Historia ime (dhe historia e Virgin) është një përrallë me ëndrra të mëdha. Mundësitë shpesh më kanë kthyer kurrizin, por unë nuk e kam limituar veten të guxojë përsëri duke e bërë të pamundurën të mundur. Ëndërroni shumë dhe do të shpërbleheni…më besoni.

Argëtohu

Nëse një mundësi apo projekt nuk më emocionon dhe nëse nuk është diçka që më nxit kreativitetin, atëherë unë heq dorë dhe vazhdoj para. Ju garantoj që puna bëhet më argëtuese kur është diçka që e keni pasion.

Dhuro

Një akt i thjeshtë mirësie mund të sjellë shpërblime të mëdha personale. Nuk ka asgjë më të bukur se të dhurosh. Kur e shihni impaktin e këtij veprimi, ai bëhet ndjenja më e bukur në botë.

Kujdesu për veten

Por për t’i bërë të gjitha këto mësipër dhe të jetoni një jetë sa më të mirë, ju duhet të kujdeseni për veten. Shëndeti i mirë është çelësi i lumturisë dhe lumturia është çelësi i suksesit.

/Virgin