Këshilla nga Bill Gates dhe Warren Buffett për studentët e kolegjit - Business Magazine Albania

Këshilla nga Bill Gates dhe Warren Buffett për studentët e kolegjit


Ja cilat janë këshillat që ata japin:

  1. Lejoni që kureshtja juaj t’iu drejtojë

Sipas Buffett, një gjë që i lidh atë dhe Gates është ndjenja për të mësuar më shumë rreth botës.

Për Buffett, kjo kureshtje u përmbush nëpërmjet leximit të librave që kishin lidhje me investimet. Ju mund të mësoni kaq shumë nëpërmjet librave sa do ndiheshit më të informuar se kurrë.

Gates u pajtua me mendimin e tij, duke theksuar rëndësinë e leximit dhe mësimit. Ju provoni dhe parashikoni se çfarë do të ndodhë, çfarë është e gabuar në lidhje me modelin tuaj në botë dhe çfarë jo.

  1. Paraprijuni gjërave

“Isha aq i habitur për mënyrën e tij të investimit me këtë model në të gjithë botën”, tha Gates duke komplimentuar me përulësi Buffett. “Ai e shijon atë që bën dhe e ndan me njerëzit e tjerë.”

  1. Mos lejoni që dështimi t’iu pengojë

Jeta mund të jetë një ulje ngritje dhe nëse Gates do të ishte dorëzuar pas ndërmarrjes së tij të parë, pasi Traf-O-Data falimentoi, ai kurrë nuk do të kishte bashkëthemeluar Microsoft.

  1. Ndiqni lumturinë tuaj

Buffett theksoi gjithashtu nevojën për të gjetur një punë që kompleton pasionet tuaja. “Unë gjithmonë u këshilloj studentëve të kërkojnë një punë që do ta gjenin në qoftë se nuk do të kishin nevojë për një punë,” tha ai. “Mos hiqni dorë derisa ta gjeni atë.”

  1. Investoni në frikën tuaj

Kur Buffett mori pjesë në Shkollën e Biznesit Columbi, ai ishte i frikësuar nga e folura në publik. Në vend që të refuzonte të fliste, ai vendosi të zhvillojë këtë aftësi që i mungonte.

“Lexova një reklamë [për një klasë publik-folëse] në New York Times dhe nënshkrova për një kurs,” tha Buffett. “I dhashë atij 100$ kesh. Kjo më ndryshoi jetën.”

  1. Fati ka rëndësi, por vetëm në një pikë

Ndoshta Gates nuk do të kishte krijuar Microsoft në qoftë se një kompjuter nuk do ishte sjellë në shkollën e tij. Duke kujtuar, Gates theksoi se pasioni i tij dhe prezantimi me çipin kompjuterik çuan në një koiçidencë të përkryer.

Por suksei i Gates ishte më shumë se vetëm fat. Planifikimi strategjik e ndihmoi atë të qëndronte jashtë “rrezikut” kur po drejtonte Microsoft. “Gjithmonë sigurohesha që të kishim para mjafteshëm për të paguar të gjithë stafin për të paktën një vit,” tha ai, duke shtuar se u ndje jashtë vendit që i përkiste kur ishte një CEO 20-vjeçar.

Sa për Buffett, ai tha se ishte “i çuditshëm” kur investoi në moshën 7 apo 8 vjeçare dhe pasja e temperamentit të duhur e lejoi atë të mendonte për veten e tij.

  1. Lejoni që marrëdhëniet tuaja t’iu ndihmojnë

Të dy Buffett dhe Gates i kujtuan auditorit rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të mira – veçanërisht me njerëzit që ju admirojnë. “Ju do të lëvizini në drejtim të njerëzve që iu shoqërojnë,” tha Buffet. “Ju doni që të shoqëroheni me njerëz që iu pëlqejnë.”

Gates nuk mund të mos pajtohej me të, pasi ai përmendi gruan e tij Melinda dhe punën e saj në Fondacionin Gattes. “Ju duhet të jeni gjithmonë aty për të ndihmuar ata dhe anasjelltas.”

burimi: Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0