Ja çfarë librash duhet të lexojnë sipërmarrësit?

Keni “ngecur” në avion? Ja çfarë librash duhet të lexojnë sipërmarrësit


*Nga Fred Shilmover, CEO dhe bashkëthemelues i InsightSquared.

Si shumë sipërmarrës, unë shpenzoj një kohë jo të vogël të jetës sime duke udhëtuar. Edhe pse nuk e shijoj perëndimin e kuqerremtë nga San Francisco në Boston, kohën që kaloj në avion e vlerësoj për faktin se mund të lexoj pa më ndërprerë askush. Të lexoj më lejon të kaloj nga mënyra e zakonshme e drejtimit të biznesit në atë të menduarit rreth biznesin tim, dhe ky ndryshim i vogël në perspektivë mund të jetë jashtëzakonisht ndihmues.

Në qoftë se po ndërtoni një startup, këtu janë gjashtë libra që duhet të konsideroni herën tjetër kur të mbyllen dyert e avionit! Ato më kanë ndihmuar të planifikoj, të punësoj dhe të drejtoj më me efikasitet.

1. “Dilema e Novatorit” (The Innovator’s Dilemma) nga Clayton M. Christensen

innovators-dillemma-dilema e inovatorëve-businessmag

Christensen jep detaje se si mund të dështojnë kompanitë e vogla, edhe kur duken që po e realizojnë çdo gjë mirë. Për shembull, kompanitë e matura, janë më shumë të tërhequra nga tregu në kërkim të marrëveshjeve që do t’u sjellin më shumë përfitime. Kur nisa biznesin tim InsightSquared, ne e bazuam modelin tonë në teorinë e inovacionit përçarës të Christensen duke i dizenjuar softueret tonë të analizave të shitjeve për kompani më të vogla. Në fakt, ne e nisim çdo mbledhjeje të kompanisë sonë me shprehjen e Drake “Started from the bottom” (E nisëm nga hiçi) si një kujtesë për të mbajtur fokusin tonë te audienca, e cila qëndronte jashtë vëmendjes së inteligjencës marketing.

2. “Të kalosh humnerën” (Crossing the Chasm) nga Geoffrey Moore

të kalosh humnerën-crossing-the-chasm-businessmag

Në çdo stad të procesit të adaptimit të produktit, blerësit kanë një set karakteristikash të veçanta. Për shembull, ‘adaptuesit e hershëm’ vlerësojnë që të jenë të parët që të arrijnë të produkti, ndërsa segmenti që i ndjek ata, ‘maxhoranca e hershme’ shtyhen drejt një mentaliteti më largpamës. Liderat të cilët nuk i kushtojnë vëmendje evoluimit të nevojave konsumatore, ndërsa tregu “maturohet”, rrezikojnë të përfundojnë në humnerë. Ky libër ju ndihmon të monitoroni se në cilën fazë të procesit të adaptimit ndodhen blerësit tuaj dhe t’ia përshtasni produktin dhe strategjinë e marketingut në mënyrë korrekte.

3. “Lidership dhe Mashtrim i vetes” (Leadership and Self Deception ) nga Instituti Arbinger

leadership-and-self-depiction-libra për sipërmarrës-businessmag

Ky është një libër shumë tërhqës që analizon tendencën e njerëzve për t’i parë të tjerët më shumë si një objekt se sa si qënie njerëzore. Në mënyrë interesante, nuk janë vetëm njerëzit që trajtohen keq ata që ndikohen negativisht. Edhe ata që i shikojnë të tjerët në këtë mënyrë, dështojnë të arrijnë potencialin e tyre të plotë, për shkak të tendencës së “vetë-shërbimit” që kanë, e cila ndërhyn në dinamikën e një skuadre të “shëndetshme”, në këtë mënyrë limitohet impakti pozitiv që mund të kenë ata mbi organizatën.

4. “Gjërat e vështira rreth Gjërave të vështira” (Hard Things about Hard things) nga Ben Horowitz

gjërat e vështira-the-hard-thing-about-hard-things-libër-businessmag

Horowitz ndan këshillat e tij për drejtimin e një startupi dhe ofron zgjidhje praktike për problemet e botës reale që shkollat e biznesit nuk i mbulojnë dot. Ai inkurajon sipërmarrësit që të përqafojnë sfidat e tyre, edhe pas dështimeve që pësojnë, të shpërndajnë shpejt lajmet e këqija të kompanisë dhe të komunikojnë gjithmonë me skuadrën e tyre.

Si një sipërmarrës, kam qenë i magjepsur nga ky libër. Ka qenë një eksperiencë shumë e thellë të lexoje një libër të tillë. Një nga pjesët e mia të preferuara është kur Horowitz diskuton mbi atë se si gati çdo kompani kapërcen momente kërcënuese. Madje ka edhe një akronim (fjalë pa kuptim) për të: WFIO (“We’re fucked, It’s Over.”)

5. “Manifesti i listës së gjërave për t’u bërë” (The Checklist Manifesto) nga Atul Gawande

manifesti i Checklist-sipërmarrje-businessmag

Sipas Gawande, shumica e gabimeve nddhin si rezultat i marrëzive dhe jo prej mosdijes. Por duke i ndarë detyrat komplekse të listës, që përshkruajnë çdo hap, në njëfarë mënyre parandalon këto gabime.
Secili mund të përfitojë nga kujtesat bazike. Për shembull, skuadra e shitjeve “ka dhënë informacion të ri pas çdo telefonate në sistemin e Menaxhimit të Marrëdhënieve me Klientitn”. Mund të duket i parëndësishëm, por kemi parandaluar gabime të panumërta duke konrolluar çdo hap.

6. “Universi Elegant” (The Elegant universe) nga Brian Greene

universi elegant-the-elegant-universe-businessmag

Ky libër nuk ka të bëjë me lidershipin apo biznesin. Është një lexim fantastik rreth fizikës dhe teorisë së fijeve, në të cilën autori Brian Greene mundohet të shpjegojë si funksionon Universi.

E admiroj mënyrën se si Greene shpjegon koncepte jashtëzakonisht komplekse në në një mënyrë që njerëzit të cilët nuk janë matematicienë ose fizikantë mund t’i kuptojnë. Ky libër më kujton mua rreth të vërtetës së rëndësishme: Ekspertët e vërtetë duhet të jenë të aftë të shpjegojnë çdo gjë në një mënyrë të kujdesshme dhe të kuptueshme.

Është pjesë e ngritjes së një startupi të gjesh njerëzit dhe burimet që mund të të ndihmojnë përgjatë rrugës së nisur. Mendoj se këto 6 libra janë jashtëzakonisht të vlefshëm, dhe ato vazhdojnë të jenë guidë për mua në punën time të përditshme në kompani. Herës tjetër që do “ngecni” gjatë një udhëtimi në aeroplan, ju rekomandoj t’i lexoni.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0