Ke dëshirë të jesh i pasur? Steve Jobs dhe Mark Cuban iu këshillojnë të veproni kështu - Business Magazine Albania

Ke dëshirë të jesh i pasur? Steve Jobs dhe Mark Cuban iu këshillojnë të veproni kështu


Të bëhesh miliarder duket një mision i pamundur, por këtë vit, Forbes ka raportur një popullatë prej 1.810 miliarderësh në të gjithë globin. Udhëtimi drejt statusit të miliarderit është njësoj si të ngjisësh malin Everest, por jo i pamundur.

Ja disa sekrete suksesi që miliarderët Steve Jobs dhe Mark Cuban kanë përdorur për t’u ngjitur në majë, të cilat dhe ti mund t’i përdorësh për të ndryshuar karrierën dhe mirëqenien tënde:

Jeto mirë duke shpenzuar pak.

Të jesh miliarder nuk do të thotë të jetosh si i tillë (jo gjithmonë). Në blogun e Mark Çuban, investitori i njohur dhe drejtuesi i Shark Tank ka thënë se mënyra më e mirë për t’u bërë shumë i pasur është duke jetuar sa më thjeshtë.

“Ruaji paratë e tua. Ruaj sa më shumë para të jetë e mundur. Çdo qindarkë nëse mundesh,” ka thënë Cuban. “Në vend të kafes, konsumo ujë. Në vend që të shkosh te McDonalds, ha një tost në shtëpi. Hidhe poshtë kartën e kreditit. Nëse përdor një kartë krediti, atëherë ti nuk do të bëhesh kurrë i pasur. Hapi i parë drejt mirëqenies është disiplina.”

Paratë janë një mundësi. Sa më shumë prej tyre të kurseni në blerje të tepërta, atëherë aq më shumë mundësi do të keni për të investuar në milionin e parë, apo t’i përdorni për një ide biznesi brilante.

Fokusohu te cilësia.

“Cilësia është më e rëndësishme se sasia.” – Steve Jobs

Nëse keni lexuar diçka rreth Steve Jobs, duhet ta dini se rruga e tij drejt statusit të miliarderit përfshinte një perfeksionalitet obsesiv (aq sa arrinte të acaronte dhe skuadrën e tij).

Ai i bashkangjiti disa detaje në dukje të çmendura suksesit të tij, si përshembull kompjuterit të tij Next një kub perfekt, dhe të njëjtën gjë mund të bësh dhe ti. Edhe nëse nuk je duke krijuar Iphone-in e rradhës, e gjithë kjo ka një moral: të përfundosh punën tënde më të mirë, atë përfundimtaren ndoshta mund të duhet shumë kohë, por çdo përpjekje do të afrojë me statusin e miliarderit.

Mendo për më vonë.

Miliarderët janë gjithmonë një hap përpara krahasuar me pjesën tjetër. Ose sipas rastit të CEO-s së Amazon, ai gjithmonë mendon 10 vite para.

“Mendo për gjërat që ti njeh të cilat mund të jenë të vërteta edhe 10 vite më vonë.” Jeff Bezos, me një pasuri prej 70 miliardë $, thotë: “Kapaciteti jot konkurues do të ndryshojë, teknologjia që po përdor tani do të ndryshojë, por nevojat e klientit – nëse gjen ata të duhurit – do të bëhen të qëndrueshëm me kalimin e kohës dhe ti do të ndërtosh strategji rreth tyre.”

Edhe nëse bëhet fjalë për një investim apo për ndërtimin e një Amazon tjetër, miliarderët nuk kapen pas skemave bëhu-menjëherë-i pasur. Ata e dinë vlerën e planit afatgjatë, dhe ata me qetësi fokusohen në rezultatet që do t’i mbajnë ata për dekada.

Njihu dhe me njerëz më të zgjuar se vetja.

Në botën e sotme të biznesit super-konkurues, dikush mund të mendoj se miliarderët nuk duan t’ia dinë për njëri tjetrin. Por ndodh e kundërta, si për shembull Ceo i Starbucks Howard SChultz, i cili ka thënë “Mos u ndje i kërcënuar nga njerëz më të zgjuar se ty.”

Edhe nëse bëhet fjalë për një takim me një konkurent për të shkëmbyer informacion, apo për të kërkuar një mentor, rruga e statusit të miliarderit përfshin njohjen e vazhdueshme të njerëzve të zgjuar dhe të talentuar, dhe jo “luftën” me ta.

Mëso të përshtatesh.

Për miliarderin dhe titanin e mikëpritjes Tilman Fertitta, një nga sekretet e tij kryesore të suksesit është fakti që ai është një njeri që përshtatet. Kjo e ndihmoi kompaninë e tij Landry Inc., të bëhej një nga korporatat e restorantit më të fuqishme dhe të paarritshme të SHBA-së.

“Njerëzit duan të drejtojnë, por duhet të dish si të drejtosh njerëz të ndryshëm.” ka thënë Fertitta. “Unë i trajtoj të gjithë ndryshe në varësi të faktit se si unë e kam vlerësuar këtë njeri. Dhe nëse vepron kështu dhe në biznes, sigurisht që do të jesh shumë i suksesshëm.”

Bëhu më “elastik”.

Çdo miliarder i suksesshëm e di se egziston një aftësi me anë të së cilës mund të ndjekësh ekselencën duke ruajtur dhe fleksibilitetin. Të qëndrosh i gatshëm dhe i hapur ndaj mundësive të reja është tepër e rëndësishme për një sukses të vazhdueshëm.

Eric Schmidt, kryetar i Alphabet, e shikon fleksibilitetin dhe gatishmërinë si elemente kryesore për të patur sukses në botën e sipërmarrjes. “Ti nuk mund të planifikosh inovacionin, ti nuk mund të planifikosh shpikjet. Ajo që mund të bësh është të përpiqesh fortë për të qënë në vendin e duhur dhe të jesh gati.”

Modelet e para të biznesit rallë herë dështojnë, por miliarderët nuk e pranojnë humbjen kur ajo ndodh. Ata përmirësohen. Ata përmirësohen edhe 1000 herë nëse është e nevojshme, derisa mundësitë të shfaqen përsëri.

Mos kërko të të kuptojnë të gjithë.

Për të pranuar atë që është, miliarderët nuk mbërrijnë aty ku janë duke ndjekur muzikën e daullës së dikujt tjetër. Shpesh herë, refuzimi dhe keqkuptimet janë një normë.

Si miliarderi bashkë-themelues i Oracle Corporation, Larry Ellison, thotë, “Kur ju përtëriheni, duhet të përgatitesh për komentet e të tjerëve që iu thonë se jeni i çmendur.”

Kështu që mos u dekurajoni për të provuar diçka të re. Ndoshta do të quheni i çmendur për këtë që po bëni (kështu më kanë quajtur dhe mua kur ngrita kompaninë time), ose ndoshta do ta gjeni veten në një treg të pashfrytëzuar. Asnjeherë nuk do ta marrësh vesh nëse nuk vë në funksion idenë tënde “të çmendur”.

/Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0