Përditësuar së fundmi: 10/01/2017

Ja cili do jetë smartphone-i i së ardhmes, i pathyeshëm dhe shumë i lirë

nga Anerola Torollari
Jan 10, 2017
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Kompania kineze Oukitel, ashtu siç kishte premtuar, ka lançuar smartphone-in e saj të ri me dy karta SIM, C5 Pro.

Oukitel C5 Pro vjen me kornizë tërësisht nga metali, prandaj cilësohet si smartphone i pathyeshëm.

Smartphone i pathyeshëm vjen me ekran 5-inç HD me xhamin mbrojtës Asahi Glass ose Corning Glass, ende nuk është e qartë me cilin, procesor MediaTek MT6737 me katër bërthama, si dhe me 2 Gb RAM memorie.

Oukitel C5 Pro ka fortësinë prej 9H dhe presionin prej 800 MPa dhe për ta vërtetuar se ky është vërtetë një smartphone i pathyeshëm, kompania ka bërë një video, të cilën mund ta shikoni më poshtë.

Smartphone-i i pathyeshëm C5 Pro pritet të fillojë të shitet nga java e ardhshme me çmim prej 69.99 dollarë, që do të thotë se është tepër i lirë për një smartphone të tillë me dy SIM kartela.

burimi: lajmifundit

Evente

Albanian Skills 2017

Maj 26, 2017
ora 08:00 dhe 27 Maj ora 09:00

Samiti Global i PR në Beograd

Qershor 1, 2017
9 AM - 5 PM

Innovate your way out 2017!

Qershor 2, 2017
10 AM - 2 PM

SAMITI GLOBAL I GRUAS

Qershor 3, 2017
9 AM/6PM

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00