Ja cila është supervetura elektrike që konkurron dhe Tesla-ën - Business Magazine Albania

Ja cila është supervetura elektrike që konkurron dhe Tesla-ën


Një tjetër kompani e re synon ta rrëzojë Tesla-ën me lançimin e një superautomobili elektrik në muajin e ardhshëm në panairin Geneva Motor Show.

Elextra është një veturë e re që, sipas kompanisë, do të arrijë përshpejtimin nga 0 në 100 km/orë për më pak se 2.3 sekonda.

Prapa kompanisë së re janë sipërmarrësi danez Poul Sohl dhe dizejnuesi zviceran Robert Palm.

“Ideja prapa Elextras është të kombinojmë linjat e pastra të supermodeleve të vjetra italiane, me shikimin përpara, falë dizajnit dhe teknologjisë më të avancuar”, ka shpjeguar Palm në një njoftim të fundit, raporton “Motor1”.

Kompania po ashtu ka publikuar një fotografi paralajmëruese dhe do të prodhojë vetëm 100 njësi.

burimi: lajmifundit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0