Hapen aplikimet për “Marketplace Austria Food 2017”, kompanitë shqiptare afat deri në fund të Gushtit - Business Magazine Albania

Hapen aplikimet për “Marketplace Austria Food 2017”, kompanitë shqiptare afat deri në fund të Gushtit


Dhoma Federale Ekonomike e Austrisë (WKÖ) do të organizojë në 4 Tetor, në Vjenë, forumin ndërkombëtar të bashkëpunimit në sektorin ushqimor “Marketplace Austria Food 2017”.

Pjesëmarrës në këtë event do të jenë firmat austriake prodhuese të produkteve ushqimore, si dhe firma importuese dhe tregtuese të këtij sektori nga e gjithë bota. Edhe këtë vit dhoma do të përfaqësohet në këtë forum nëpërmjet firmave shqiptare nga ky sektor.

“Do t’u jepet mundësia të shkoni në Vjenë për të takuar firmat austriake që prodhojnë ushqime dhe pije dhe të lidhni kontakte për një bashkëpunim të mundshëm. Kjo është një mundësi shumë e mirë për t’u njohur me produkte të reja dhe për të shkëmbyer informacione të vlefshme”, thane burimet zyrtare të Dhomës.

Dhoma fton kompanitë të aplikojnë për të qenë pjesëmarrëse në këtë forum, ndërsa afati i fundit për aplikimin është fundi i muajit Gusht 2017.

Për më shumë rreth “Marketplace Austria Food 2017” klikoni këtu

burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0