Grupi i Volkswagen-it i ndodhur para vështirësive financiare

Grupi i Volkswagen-it i ndodhur para vështirësive financiare


Grupi i Volkswagen-it, i cili në kuadër të saj akomodon markat si Volkswagen, Audi, Porsche, Bentley, Lamborghini, Seat dhe Skoda, kohëve të fundit është në qendër të vëmendjes për shkak të skandalit me mashtrimit në teste për emetim të gazrave.

Pas skandalit më të madh në historinë 78 vjeçare të VW-së 10 drejtues të lartë u larguan nga puna. Ndërsa Matthias Muller ishte emëruar si CEO i ri i kompanisë.

Këto zhvillime gjithashtu ndikuan në aspektin financiar të kompanisë. Humbja operative e VW-së në çerekun e tretë të këtij viti kishte arritur në 3 miliardë e 479 milionë euro.

Të autorizuarit e një kompanie tjetër të lashtë gjermane Opel në muajin dhjetor të vitit të kaluar theksuan se do ta mbyllin fabrikën e automjeteve në qytetin Bochum. Madje, thuhet se me mbylljen e kësaj fabrike rreth 3 mijë persona kanë mbetur pa punë.

Ndërsa një përfaqësues tjetër i rëndësishëm i sektorit të automjeteve Mercedes është duke përjetuar disa probleme në aspektin ligjor. Bashkimi Evropian (BE) e paditi Gjermaninë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për markën Mercedes të prodhuar nga ana e kompanisë Daimler AG për mospajtueshmërinë me rregulloret e lëndës freskuese të sistemit të ajrit të kondicionuar.

/Telegraphi/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0