Gratë në Shqipëri kanë 33% të bizneseve të vogla e të mesme - Business Magazine Albania

Gratë në Shqipëri kanë 33% të bizneseve të vogla e të mesme


Në emisionin “Ekopolitikë” në televizionin Ora News ku u diskutua fuqizimi i rolit të grave në biznes, në një prononcim për këtë tematikë, Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Znj. Milva Ekonomi deklaroi se “gratë në Shqipëri zotërojnë 33% të bizneseve të vogla dhe të mesme”.

E pyetur për vëmendjen që i kushton qeveria grave në sipërmarrje, ministrja Milva Ekonomi dha këtë përgjigje:

“Ka një vëmendje shumë të lartë nga qeveria për të mbështetur gratë në biznes. Në Shqipëri pjesa më e madhe e ndërmarrjeve bën pjesë në kategorinë e biznesit të vogël dhe të mesëm të cilat janë edhe kontributorë të mëdhenj të PBB. Duhet të theksojmë që edhe gratë kanë filluar të rrisin numrin e tyre në drejtimin e këtyre bizneseve. Aktualisht bizneset e vogla dhe të mesme zënë 98-99% të numrit total të bizneseve dhe 33% e këtyre bizneseve drejtohen nga gratë.

Kjo është shifra e parë e rëndësishme që duhet të kemi parasysh. Ndërkohë që qeveria ka në programin e saj mbështetjen për sipërmarrjen; ku mbështetet pa diskutim edhe gruaja që drejton një biznes të vogël ose të mesëm. Qeveria jep mbështetje të këtyre bizneseve nëpërmjet disa fondeve, siç është fondi i konkurueshmërisë, fondi i kreativitetit, fondi i artizanatit, start –up, por ka edhe të tjera programe që sjellin mbështetjen e grave në biznes siç është kredia për gratë sipërmarrëse dhe gjithashtu ka programe të dedikuara nga donatorë” u shpreh ministrja Ekonomi. Një pjesë e madhe e startup-ve të këtij viti drejtohen nga vajza dhe gra.

“Numri i grave që kanë përfituar deri tani në total është gati i barabartë me numrin e burrave dhe duhet të shkojë dikur tek 40-45 gra përfituese” deklaroi ministrja Milva Ekonomi. Zhvillimi i gruas sipërmarrëse mbetet një sfidë e vërtetë për qeverinë Shqiptare.

Mbështetja e gruas sipërmarrëse nuk ka qenë asnjëherë e ndarë nga prioriteti dhe angazhimi i Qeverisë Shqiptare në drejtim të barazisë gjinore. Qeveria e shikon fuqizimin ekonomik të gruas si një nevojë dhe domosdoshmëri të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

Nga programi Italian, për financimin e sipërmarrjes shqiptare, rreth 14% e projekteve fituese ka shkuar në favor të grave sipërmarrëse. Gruaja sipërmarrëse po fuqizohet më tej nëpërmjet pjesëmarrjes së saj aktive në rrjetet kombëtare dhe rajonale.

Ndër masat e ndërmarra theksohet si ai i krijimit të grupit ndërministror ku përveç përfaqësuesve të institucioneve publike, janë edhe përfaqësues të shoqatës së grave profesioniste afariste, i cili monitoron periodikisht realizimin e këtij plani veprimi.

Në zbatim të këtij plani veprimi, për vitin 2017 do të ndërmerret studimi i legjislacionit për të parë boshllëqet ekzistuese dhe për të adresuar ndryshimet e nevojshme në legjislacionin, politikat dhe statistikat për të krijuar ambient miqësor dhe stimuluese për gratë në biznes.

MZHETTS me mbështetjen e programit UN Woman do të përfundojë një të ashtquajtur “green paper “ duke prezantuar kuotat detyruese në kompanitë publike, për rritjen e rolit të grave në pozicionet drejtuese, kryesisht për të qenë pjesë në bordet e drejtimit të këtyre kompanive.

Gjithashtu pjesëmarrja në programet komunitare si COSME/EEN, Horizon 2020, ERASMUS for Young Entrepreneurs, po shërbejnë si një mbështetje më shumë, që edhe sipërmarrja e grave shqiptare të ndërkombëtarizohet.

Burimi: ekonomia.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0