Përditësuar së fundmi: 16/08/2016

Google me një sistem të ri operativ: “Fuschia”

nga Neada Muçaj
Gus 16, 2016

Mund të diskutohet se me Android dhe Chrome OS, Google ka mjaftueshëm sisteme operative; por ndodhet një tjetër në rradhë. Për momentin dihet shumë pak, por Google ka një projekt sistemi operativ të ri në zhvillim të quajtur Fuchsia kernel – një kernel që është i dizajnuar duke pasur në mendje shkallëzueshmërinë, pajisjet e shumta dhe pajtueshmërinë me platformat e shumta.

I bazuar në projektin LittleKernel, Fuchsia nuk është vetëm në GitHub, por gjithashtu në Google Source. Google po jep shumë pak detaje në secilën faqe, por përshkrimi i GitHub lexon : “Pinl + Purple == Fuchsia (a new Operating System)”. Ne mund të mos dimë çdo gjë në këtë fazë, por se çfarë Fuschia do të jetë është shumë e qartë. Një gërmim nëpër disa dokumentacione që janë publikuar online zbulon se është një OS për embedding në pajisje si smartfonë dhe kompjuterë. Është dhënë si një alternativë (me shumë mundësi falas) e FreeRTOS dhe ThreadX.

/PCworld.al