Përditësuar së fundmi: 08/03/2017

Gjirafa Lab bëhet pjesë e platformës më të madhe në botë për akseleratorët F6S

nga Fiorela Jaupi
Mar 08, 2017
Studied at Faculty of Economy, Master of Science in Marketing. Content Editor at Business Magazine Albania
lexo me teper >

Gjirafa Lab është një inkubator startup-esh, e realizuar për sipërmarrësit e internetit të cilët kanë mungesë aksesi në burime dhe në tregje.

Si një inkubator për startup-et, Gjirafa Lab do të sigurojë hapësirën, mentorimin, rrjetëzimin, teknologjinë, shfaqjen e talenteve dhe financim për sipërmarrësit konkurrent të internetit, duke krijuar kështu zgjidhje për tregun e Kosovës, Shqipërise dhe Maqedonisë. Ndryshe nga të tjerët, Gjirafa Lab është bërë nga njerëz të cilët e kanë bërë një startup më parë.

Gjirafa Lab është ndërtuar nga Gjirafa, Inc, e ndihmuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), me qëllimin e ndërtimit të ekonomisë së internetit në Kosovë dhe rajon. Sipërmarrësit do të kenë një mundësi për të transformuar idetë e teknologjisë / produktet e tyre në biznese të suksesshme online dhe zgjidhjen e problemeve reale për shoqërinë.

Burimi: f6s.com

Evente

Albanian Skills 2017

Maj 26, 2017
ora 08:00 dhe 27 Maj ora 09:00

Samiti Global i PR në Beograd

Qershor 1, 2017
9 AM - 5 PM

Innovate your way out 2017!

Qershor 2, 2017
10 AM - 2 PM

SAMITI GLOBAL I GRUAS

Qershor 3, 2017
9 AM/6PM

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00