Gjërat që bëjnë menaxherët që i "detyrojnë" njerëzit më të talentuar të largohen

Gjërat që bëjnë menaxherët që i “detyrojnë” njerëzit më të talentuar të largohen


Është vërtet e pabesueshme sa shpesh dëgjoni menaxherët që ankohen për punonjësit më të mirë që largohen, dhe ata kanë vërtet diçka për t’u ankuar, pak gjëra janë po aq të kushtueshme aq sa kur njerëzit më të mirë largohen nga biznesi yt.

Menaxherët tentojnë të fajësojnë për problemet e normave të larta të qarkullimit të punonjësve gjithçka të mundshme, duke injoruar problemin kryesor: njerëzit nuk lënë punën, ata lënë menaxherin.
Gjëja e trishtueshme është se kjo mund të shmanget lehtësisht. Gjithçka që kërkohet është një perspektivë e re dhe pak më shumë përpjekje nga ana e menaxherëve.

Pikësëpari, na duhet të kuptojmë gjërat që bëjnë menaxherët që i bëjnë punonjësit e mirë të largohen.

1. Ata i mbingarkojnë punonjësit
Asgjë më shumë se mbingarkesa nuk i konsumon punonjësit e mirë. Është kaq tunduese t’i shfrytëzosh njerëzit më të mirë sa menaxherët në mënyrë të vazhdueshme bien në këtë grackë. Kjo i huton ata; kjo i bën të duken sikur po “ndëshkohen” për performancën e mirë.

T’i mbingarkosh punonjësit është edhe kundërproduktive. Kërkimi i ri nga Universiteti i Stanford tregon se produktiviteti për orë ulet ndjeshëm kur java e punës i tejkalon 50 orët, dhe produktiviteti bie kaq shumë pas 55 orëve saqë nuk mëson më dot nga puna.

Nëse doni që punonjësit më të talentuar të bëjnë më shumë, duhet t’u rrisni statusin gjithashtu. Punonjësit e talentuar do ta bëjnë punën shtesë, por ata nuk do të qëndrojnë nëse puna e tyre i mbyt gjatë këtij procesi. Rritjet në detyrë, promovimet, dhe ndryshimet e vogla janë të gjitha mënyra të pranueshme për të justifikuar rritjen e ngarkesës. Nëse rrisni punën vetëm sepse punonjësit janë të talentuar, pa ndryshuar asgjë, ata do të kërkojnë një punë tjetër që do t’u japë atë që meritojnë.

2. Ata nuk i njohin kontributet dhe nuk e shpërblejnë punën e mirë
Është e thjeshtë të nënvlerësohet fuqia e një përkëdhelje në kurriz, veçanërisht me performuesit më të mirë që në thelb janë të motivuar. Menaxherët duhet të komunikojnë më njerëzit e tyre për të gjetur se çfarë i bën ata të ndihen mirë (për disa, është rritje në detyrë; për disa të tjerë, është njohja publike) dhe më pas për t’i shpërblyer për punën e mirë.

3. Ata nuk duan t’ia dinë për punonjësit e tyre
Më shumë se gjysma e njerëzve që lënë punën e tyre, e bëjnë për shkak të marrëdhënieve me shefin e tyre. Kompanitë e zgjuara sigurohen që menaxherët të dinë të balancojnë të qënit profesionistë me të qënit njerëzorë.

Këto janë shefat që “e shijojnë” suksesin e punonjësit, bashkohen me ata që kalojnë periudha të vështira dhe i sfidojnë njerëzit. Shefat që dështojnë të kujdesen seriozisht për punonjësit e tyre do të kenë gjithmonë norma të larta të qarkullimit të punonjësve të tyre. Është e pamundur të punosh për dikë 8 orë e më tepër kur ata nuk janë të përfshirë në nivel personal dhe nuk e vrasin mendjen për asgjë tjetër veçse normës së prodhimit.

4. Ata nuk i respektojnë angazhimet e tyre
Të bësh premtime ju vendos në pozicionin midis të bërit të lumtur punonjësit ose t’i shikoni ata të largohen. Kur mbani fjalën e dhnë për një angazhim, ju rriteni në sytë e punonjësve sepse provoni se jeni të besueshëm dhe të ndershëm (dy cilësi shumë të rëndësishme në një shef). Por kur nuk e respektoni angazhimin tuaj, bëni figurën e një personi të pkujdesshëm dhe pa respekt. Pas të gjithave, nëse një shef nuk nderon angazhimet e tij/saj, pse duhet ta bëjë dikush tjetër?

5. Ata punësojnë dhe ngrenë në detyrë njerëzit e gabuar
Njerëzit punëtorë duan të punojnë me profesionistë si vetja e tyre, kur menaxherët nuk bëjnë seleksionimin e njerëzve të duhur, është një faktor demotivues për ata që janë aktualisht në organizatë. Të ngresh në detyrë njerëzit e gabuar është akoma më keq. Kur juve “ju bie bretku” duke punuar për të marrë një ngritje në detyrë që i jepet dikujt që e gjen atë të “gatshëm”, ëhstë një ofendim masiv. Nuk ka asnjë habi që i bën më të mirët që të largohen.

6. Ata nuk i lënë njerëzit të ndjekin pasionet e tyre
Punonjësit e talentuar janë të apasionuar. T’u japësh mundësi atyre që të ndjekin pasionet e tyre u rrit produktivitetin dhe kënaqësinë nga puna. Por shumë menaxherë i duan njerëzit të punojnë brenda një “kutie të vogël.” Këta menaxherë kanë frikë se produktiviteti do të bjerë nëse i lejojnë punonjësit e tyre të zgjerojnë fokusin dhe ndjekin pasionet e tyre. Kjo frikë nuk ka bazë. Studimet tregojnë se njerëzit që janë të aftë të ndjekin pasionet e tyre në punë përjetojnë rrjedhje, një gjendje euforike e mendjes që është pesë herë më shumë produktive se normalja.

7. Ata dështojnë në zhvillimin e aftësive të njerëzve.
Kur menaxherët pyeten për shpërqëndrimet e punonjësve, ata mundohen të shfajësojnë veten, duke përdorur fjalë si “besimi,” “autonomia,” dhe “fuqizimi.” Kjo është tërësisht pa sens. Menaxherët e mirë menaxhojnë, pak rëndësi ka sa të talentuar janë punonjësit. Ata kushtojnë vëmendje dhe në mënyrë konstante dëgjojnë dhe japin feedback.

Menaxhimi mund të kenë një fillim, por me siguri që nuk ka një fund. Kur keni një punonjës të talentuar, është në dorën tuaj të gjeni fusha në të cilat ata mund të përmirësohen për të zgjeruar aftësitë e tyre. Punonjësit më të talentuar duan feedback, më shumë se ata më pak të talentuarit, dhe është puna juaj që ta bëni këtë. Nëse nuk e bëni, njerëzit e tu më të mirë do të mërziten dhe do të jenë të pakënaqur.

8. Ata dështojnë të angazhojnë kreativitetin e tyre
Punonjësit më të talentuar kërkojnë të përmirësojnë çdo gjë që ata shohin. Nëse ju u “merrni” atyre mundësinë për të ndryshuar dhe përmirësuar gjërat sepse ju jeni shumë komfort me status quo, kjo i bën ata që të urrejnë punën e tyre. Të mundoheni të “vendosni brenda në kafaz” këtë dëshirë të brendshme për të krijuar jo vetëm që i kufizon ata, ajo ju limiton edhe ju.

9. Ata dështojnë të sfidojnë intelektualisht njerëzit
Shefat e mëdhenj sfidojnë punonjësit e tyre për të arritur gjëra që u duken të pakonceptueshme atyre në fillim. Në vend që të vendosin qëllime mondane dhe në rritje, ata vendosin qëllime fisnike që i shtyjnë individët të provojnë jashtë zonës së tyre të komfortit. Më pas, menaxherët e mirë bëjnë çfarëdolloj gjëje që kanë në dorë për t’i ndihmuar ata të kenë sukses. Kur njerëzit e talentuar dhe inteligjentë e gjejnë veten duke bërë gjëra që janë shumë të thjeshta ose të mërzitshme, ata kërkojnë për një punë tjetër që padyshim do t’u sfidojë intelektin.

Si konkluzion, nëse doni që njerëzit më të mirë të rirnë në kompaninë tuaj, duhet të mendoni me kujdes se si t’i trajtoni ata. Ju duhet t’i bëni ata që të duan të qëndrojnë me ju.

 

/Shkruar nga Travis Bradberry, Publikuar nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0