Përditësuar së fundmi: 02/05/2017

Gerti Boshnjaku: “Teknologjia nxit zhvillimin ekonomik”

Share
nga Fiorela Jaupi
Maj 02, 2017
Studied at Faculty of Economy, Master of Science in Marketing. Content Editor at Business Magazine Albania
lexo me teper >

Përdorimi i teknologjisë nxit zhvillimin e ekonomisë, por ekspertët shprehen se për të shpejtuar përdorimin e arritjeve të teknologjisë në jetën e përditshme, është e domosdoshme rritja e informimit dhe infrastrukturës dixhitale.

Gerti Boshnjaku, ekspert me një karierë të gjatë në fushën e manaxhimit të teknologjisë në vendin tonë, tha se “sot të gjithë janë përdorues të teknologjisë, por teknologjia është ajo që ecën me hapa shumë përpara dhe jemi ne që e ndjekim”.

Në Shqipëri ne si konsumator nuk jemi shumë të informuar dhe përpiqemi ta përdorim teknologjinë në ato nivele që ne e njohim, por teknologjia është shumë më e avancuar .

Ndaj tregu, shprehet Boshnjaku, përpiqet ta përdori për aq sa i nevojitet, por nuk e di potencialin që i ofrohet nga teknologjia.

Sot teknologjia në vetëvete nuk është një telefon apo kompjuter. Që të funksionojë më së miri dhe që t’i shërbejë tregut të konsumatorit, kërkohet infrastrukturë dhe mbështetje nga shumë aktorë.

Për shembull, shpjegon ai, për zhvillimin dhe suksesin e një biznesi nuk do të ishte e mjaftueshme vetëm një faqe online apo përdorimi i aplikacioneve të ndryshme. Por kërkohet që paralelisht të ndërtohet një infrastrukturë që të shesi online dhe të mbështetet nga aktorë të tjerë online. Këtu mund të përmendim ndërhyrjen e bankave me sistemet e tyre dixhitale, duhet të ndërhyjnë proçesorë të tjerë pagesash, konsumatori duhet të jetë përdorues i teknologjisë. Pra një sërë gjërash që lidhen me teknologjinë.

Boshnjaku apelon se, ne jemi përdorues të teknologjisë por kemi ende shumë nevojë për informim mbi teknologjinë.

“Në këto 10 vitet e fundit teknologjia ka avancuar shumë por duhet që njerzit ta mësojnë për ta përdoruar për nevojat e tyre. Shqipëria ka nevojë për të mësuar përdorimin e teknologjisë”, thotë ai.

Duke iu referuar disa shërbimeve në SHBA si “Airbnb” apo “Uber”, ai tregon se si aplikacioni i vjen në ndihmë njerëzve për të kryer shumë nevoja përmes telefonit, duke filluar që nga gjetja e një shtëpie me qera, makine me qera, etj.

Këtu vërtet mund ta hedhësh aplikacionin në telefon, por nuk ke infrastrukturë të realizuar, që do të thotë se nuk kemi sistemim e dixhitalizuar të shtëpive me qera, apo shërbime të tjera. Ndaj jemi në kohë por kërkohet të rritet dixhitalizimi i ekonomisë dhe të na shërbejë për të qenë funksionale, thekson Boshnjaku.

Burimi: ata.gov.al

Evente

Team Albania robotics “Robot Reveal”

Qershor 29, 2017
6 PM- 7:30 PM

Shkolla verore “Aftesitë menaxheriale dhe Lidership”

Qershor 30, 2017
2:00 PM - 5:00 PM Korrik 2

Imazhi i ri i aplikacionit Baboon

Korrik 1, 2017
8:00 AM - 8:00 PM

Hardh Fest 2017

Shtator 7, 2017
9:00 AM - Shtator 10 9:00 PM

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00