Përditësuar së fundmi: 16/05/2017

Genti Beqiri, Drejtori Ekzekutiv i AIDA jep dorëheqjen

nga Neada Muçaj
Maj 16, 2017

I emëruar në qershor të vitit 2015,  z. Genti Beqiri, Drejtori Ekzekutiv i AIDA, Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve jep dorëheqjen.


 

Tiranë më 16 Maj 2017,

Sot me anë të një deklarate të postuar disa orë më parë në faqen zyrtare në Facebook AIDA, Z. Beqiri ka pohuar largimin e tij nga ky pozicion, duke falenderuar njëkohësisht të gjithë ata që i besuan këtë përgjegjësi të madhe.

Ai ka njoftuar se nuk do të jetë më në drejtimin e Agjencisë për arsye personale. Megjithatë ai beson se AIDA do të vazhdojë me të njëjtin ritëm për të ofruar një shërbim sa më të mirë.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) operon në tregun shqiptar që në vitin 2010 duke ofruar për investitorët e huaj dhe vendas, mbështetje gjithëpërfshirëse për projektet e tyre të investimeve.

 

Deklarata e plotë e Drejtorit Ekzekutiv të AIDA-s, Z. Genti Beqiri

Në qershor 2015, kur u emërova në detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve – AIDA, isha i vetëdijshëm për përgjegjësinë e madhe që më ishte besuar, në një nga sektorët më prioritarë në vend siç janë investimet. I jam mirënjohës Kryeministrit Z. Edi Rama për besimin e dhënë në drejtimin e këtij institucioni. Kjo më ka nxitur për të punuar çdo ditë, pa pushim, për zhvillimin e mëtejshëm të AIDA-s, si një strukturë gjithnjë e më shumë dinamike, në ndihmë të investitorëve të huaj, por edhe atyre vendas.

Në këto 2 vite në detyrë, AIDA është rritur profesionalisht, e bashkë me të, janë rritur të gjithë treguesit e objektivave të punës së saj, që nga niveli i investimeve, klima e biznesit, numri i bizneseve të reja në vend, si edhe shumë tregues të tjerë. Por, AIDA në rrugën e saj nuk mund të kishte kurrsesi sukses e vetme. Ka qënë partneriteti me agjencitë homologe, me organizatat e biznesit dhe me miqtë e partnerët e tjerë, të huaj e vendas, që na solli në një stad të ri zhvillimi profesional. Shumë punë të mira janë bërë, por sigurisht që të tjera mbeten për t’u bërë për rritjen e kapaciteteve profesionale, për të adresuar dhe asistuar në kohë reale si një “One Stop Shop” kërkesat dhe nevojat e investitorëve dhe biznesit.

Për gjithçka kemi bërë në këto dy vite, unë dua të falenderoj posaçërisht stafin e palodhur të Agjencisë, bashkëpunëtorët e mi më të afërt, partnerët e tjerë, organizatat e biznesit dhe këdo tjetër me të cilin kemi bashkëpunuar në këtë periudhë për ta bërë AIDA-n më të mirë dhe Shqipërinë më tërheqëse për investitorët. Sot, për arsye tërësisht personale, më duhet t’ju njoftoj se unë nuk do të jem më në drejtimin e Agjencisë, por sigurisht mbetem i përkushtuar për t’i shërbyer vendit tim në poste dhe sfida të reja në të ardhmen.

Ju Faleminderit!

Evente

Samiti Global i PR në Beograd

Qershor 1, 2017
9 AM - 5 PM

Innovate your way out 2017!

Qershor 2, 2017
10 AM - 2 PM

SAMITI GLOBAL I GRUAS

Qershor 3, 2017
9 AM/6PM

ICT Youth Camp

Qershor 5, 2017
në orën 10:00 - 8 Qershor në orën 13:00

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00