Përditësuar së fundmi: 07/03/2017

Ford pritet të realizojë transportin e mallrave me dronë dhe furgona autonome

nga Anerola Torollari
Mar 07, 2017
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Kompania Ford ka prezantuar në Barcelonë një projekt, sipas të cilit dronët dhe furgonat autonomë së shpejti do të transportojnë mallra në të gjithë qytetet.

Projekti ‘Autolivery’ është ideja e një grupi të punonjësve të Ford, të cilët kanë parashikuar disa mënyra për ta bërë fazën e fundit të dërgesave më të lehtë. Ai mund të ndihmojë për të lehtësuar bllokimin në trafik dhe të përshpejtojë dërgesat.

Dizenjuesit janë fokusuar veçanërisht në pesëmbëdhjetë metrat e fundit të dorëzimit të mallrave. Dronët do të jenë në dispozicion kur kanë të bëjnë me dërgesa në zona urbane të dendura, ku parkimi është jo praktik dhe njerëzit jetojnë në ndërtesa shumë të larta.

Dhe sa më shumë njerëz të blejnë online, presioni për të përmirësuar efikasitetin e ofrimit të shërbimeve do të rritet. Ky koncept mund të transportojë shpejt dhe me efikasitet çdo gjë nga sendet ushqimore te furnizimet e nevojshme mjekësore. Ford shpreson se shërbimi i tyre Autolivery mund të përmirësojë jetën e konsumatorëve me shtëpitë ‘inteligjente’ dhe të hapë rrugën për një të ardhme më të qëndrueshme.

burimi: acp.al