Workshop për Sipërmarrësit - Business Magazine Albania

Workshop për Sipërmarrësit


Workshop-i i 5-të për Sipërmarrësit synon të krijojë një atmosferë interaktive mes akademikëve dhe profesionistëve që do të jenë edhe mentorë dhe pjesëmarrësve që janë studentë të universiteteve të ndryshme të Shqipërisë. Kjo konferencë është planifikuar që të ketë dy seanca dhe do të mbahet më 8 Prill 2017 në sallën e konferencave të Hotel Sheraton Tirana.

Sesioni i parë do të mbledhë akademikë dhe profesionistë të rëndësishëm të Shqipërisë në fjalime dhe prezantime të ndryshme. Çdo fjalim apo prezantim nga profesionistët do të përfshijë ndarjen e disa prej përvojave të tyre të suksesshme, duke dhënë këshilla për studentët pjesëmarrës në pjesën e dytë të seminarit. Këtë vit seanca e parë do të ketë një fokus të veçantë, “Etika dhe integriteti personal”.

Para ditës së konferencës, çdo mentor do të përgatisë me anëtarët e klubit të studentëve disa raste studimore të cilat do të paraqiten për studentët në universitete të ndryshme të Shqipërisë. Çdo student pjesëmarrës do të jetë i përgatitur për studimin e rastit të aplikuar prej tij.

Pas pjesës së parë të programit, profesionistët pritës dhe studentët do të kenë mundësinë të kalojnë kohë duke zhvilluar bisedime miqësore me njëri-tjetrin dhe gjithashtu catering.

Sesioni i dytë ka për qëllim të sigurojë hapësirë për studentët pjesëmarrës të cilët do të marrin pjesë në tryezat e rrumbullakëta me 8 nxënës dhe një moderator. Pjesëmarrja është individuale dhe përmes profesionistëve secili nga studentët do të paraqes zgjidhjen e tij, do të debatojë dhe do të përpiqet të bind studentët e tjerë dhe moderatorin për zgjidhjen e tij / saj. Zgjidhja më e mirë do të sjellë fitues për çdo tavolinë.

Për të prenotuar biletën për këtë konferencë klikoni KËTU

Afati i fundit për aplikim është data 30 Mars!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0