Tryezë e Rrumbullakët "Revolucioni Dixhital në Media" - Business Magazine Albania

Tryezë e Rrumbullakët “Revolucioni Dixhital në Media”


Microsoft Albania, në bashkëpunim me Shoqatën e Unionit të Gazetarëve Shqiptare dhe mbështetur nga ICTSmedia, më 12 Maj 2017, ju ftojnë të bëheni pjesë e një aktiviteti të përbashkët me lojtarët mediatikë kyç në vend, Tryezën e Rrumbullakët me temë: “Revolucioni dixhital në media”

Kjo Tryezë e Rrumbullakët synon të përcaktojë konceptet themelore, të analizojë faktorët kryesorë ekonomikë, politikë, teknologjikë dhe kulturorë në prodhimet mediatike, të shkëmbejë ide dhe praktika të vlefshme sesi gazetaret mund të përdorin teknologjinë, në mbështetje efikasitetit të tyre në punë, si dhe trendet në zhvillim në këtë fushë.

Në këtë kuadër, kjo iniciativë do të përfshijë:
• Organizimi i një tryeze të rrumbullakët me gazetarë nga i gjithë territori i Shqipërisë dhe aktorëve kryesorë të medias në Kosovë dhe Maqedoni
• Seanca Trajnimi dhe Sensibilizimi
• Te ftuar specialë dhe folës nga Microsoft Group.
• Realizimin e sesioneve online me gazetarët, folës nga Microsoft dhe gazetarë të huaj që do të ndajnë me ju praktikat e tyre të suksesit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0