Trajnime Ndërkombëtare WIFI & Bashkëpunim me Bizneset Austriake - Business Magazine Albania

Trajnime Ndërkombëtare WIFI & Bashkëpunim me Bizneset Austriake


Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me Dhomën Austriake të Tregtisë (WIFI INTERNATIONAL), vazhdon organizimin e Trajnimeve të Suksesshme.

Trajnime Profesionale në Menaxhim Biznesi

& Takime b2b me Bizneset Austriake

Bashkëpunim me Bizneset Austriake

Ky ëshë raundi i gjashtëmbëdhjetë i këtyre kurseve i cili ka rezultuar me shumë sukses, në ngritjen profesionale të nivelit menaxherial, në rritjen e interesit austriak dhe bashkëpunim të ndërsjelltë me biznesin shqiptar.

Si ofrohen këto Kurse?

Kurset WIFI të ofruara nga CCIT ( Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë), janë kurse të subvencionuara nga WIFI International / WKO me qëllim që tu vinë në ndihmë biznesit shqiptar për binjakëzim me bizneset Austriake. Prandaj pjesemarrësit në trajnim paguajnë një fee simbolike dhe tepër ekonomike.

Këto trajnime ofrohen në bashkëpunim me Dhomën Austriake të Tregëtisë, ku kane si qellim, eksportin e dijeve ndërkombëtare dhe multikulturarizmin nga pala austriake & kontakteve b2b që vjen si ndihmesë dhe asistencë për biznesin shqiptar, duke ndikuar në zhvillimin ekonomik të tij.

Lektorë

Kurset zhvillohen nga lektorë WIFI Austriakë dhe Shqiptarë të çertifikuar nga Dhoma Austriake e Tregtise.

Modulet dhe Lektoret

Module I 10-11-12.10.2016 / International Business Development- Sales and company strategies

Lector Asetila Koestinger

Module II 21-22-23.10.2016 / International Innovative Methods in Sales/Marketing & distribution channels

Lector: Victor Dedic

Module III 31.10 – 01-02.11.2016/ Designing a resourceful & efficient business plan for international activities

Lector: Asetila Koestinger

Provimi 03.11.2016

Vizita ne Wien –Austri ( 14 – 18 .12.2016 )

Çertifikata WIFI

Çertifikata që merret nga WIFI vërteton aftësitë e individëve në bazë të standarteve ndërkombëtare.

Provimet dhe çertifikatat janë të bazuara në rregullat e miratuara nga Ministria e Ekonomise së Austrisë.

Ceremonia e çertifikatave , organizohet ne WIEN, ku është Pjesëmarrës dhe Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tirane.

Target Group

Në këtë Kurs mund të marrin pjesë menaxherë, administratorë të Kompanive, të cilët janë të interesuar për Trajnime Profesionale, me ekspertë ndërkombëtarë.

Mund të marrin pjesë të gjithë ata, që janë të interesuar për bashkëpunim me Bizneset Austriake.

Import-Eksport.

Bashkëpunim në fushat ku kanë interes.

Mundesi per gjetje partneriteti ne projekte nderkombetare

Shkëmbim përvoje sipas fushave që ata përfaqësojnë.

Afati i aplikimit 03.10.2016

Për më shumë informacion, ju lutem lexoni njoftimin bashkangjitur.

Nëse e shihni me interes pjesëmarrjen tuaj dhe /ose të punonjësve të tjerë të firmës suaj, ju lutemi plotësoni formularin e Aplikimit.

Për çdo informacion tjetër, ju lutem kontaktoni.

************************************

Ajsela Teli

Drejtuese e Trajnimeve

Dhoma e Tregtisë & Industrisë, Tiranë

Rr: Kavajës, nr.6, Tiranë/Shqipëri

Tel: + 355 (0) 45 800 934

Cel: + 355 (0) 696346937

E-mail: ajsela_teli@cci.al

Website: www.cci.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0