Takim i hapur informativ - Business Magazine Albania

Takim i hapur informativ


“ICT Awards” tashmë është bërë pjesë e jetës profesionale për të gjithë të apasionuarit pas teknologjisë. Bashkohuni me ne nëse dëshironi më shumë info rreth këtij eventi, mënyrat se si mund të jeni jo vetëm spektator, por edhe protagonist.

Shtëpia botuese ICTS media ka hapur edicionin e 5-të , të çmimeve kombëtare në fushën e ICT. “Albanian ICT Awards V”.

Çdo shtetas shqiptar, pa dallim gjeografik, i cili ka qenë bartës i së paku një projekti të suksesshëm përgjatë vitit kalendarik 2016 mund të jetë kandidat. Kriter për t’u konsideruar kandidat i suksesshëm apo i nominuar, mund të jetë çdokush që përmes teknologjisë arrin të demonstrojë rezultate të matshme dhe të prekshme aty ku është e mundur, për përfituesit e targetuar. Mund të jetë çdokush që demonstron zhvillimin e një teknologjie të re, apo qoftë duke e përdorur një teknologji egzistuese me metoda të reja

Krahas shtatë kategorive tradicionale, ky edicion sjell surpriza të reja sa i përket ndarjes së çmimeve risi:
ICT Inovacioni i Vitit
ICT Mobiliteti i Vitit
ICT Diploma e Vitit
ICT Ylli ne Ngjitje i Vitit
ICT Sherbimi Publik me i Mire i Vitit (Kosovë / Shqiperi)
ICT Akademiku i Vitit
Gruaja e Vitit ne ICT
Siguria Kibernetike

Kategori kjo e përbërë nga 3 nënkategori të tjera: Cyber Security Professional(s) of the Year; Cyber Security Company of the Year; Cyber Security Product of the Year;

Juria e Albanian ICT Awards e përbërë nga personalitetet më të spikatura të sektorit të teknologjisë së informacionit në Shqipëri dhe Kosovë e cila funksionon në mënyrë të pavarur dhe e bazuar në mënyrë strikte në rregullat e dhe kriteret e vlerësimit të vendosura me profesionalizëm të lartë kanë në fokus vlerat më të spikatura të sektorit të IT-së, komunikimit, biznesit dhe të shoqërisë.
https://ictawards.org/2016/juria/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0