Kadri Morinaj e nisi rrugën e tij të sipërmarrjes në vitin 1990, kur ai filloi kompaninë e tij të parë “Euro-Alba”. Pas njëfarë kohe, ai kishte në pronësi një nga objektet më të famshme në Tiranë, Bar Restorant Piazza.
Gjatë periudhës kohore 2000 – 2004 fusha e tij e interesit ka qenë në sektorin bankar, ku ai ka investuar në disa banka private në Shqipëri.
Investimet e tij janë përhapur edhe në fushën e telekomunikacionit në T-Mobile, pjesë e Deutsche Telekom.
Në vitin 2004, z Morinaj hyri në industrinë e sigurimeve, duke blerë “Dukagjini – Kompania e Sigurimeve” dhe në vitin 2006, ndryshoi emrin e saj duke e kthyer atë në “EUROSIG”, marka aktuale, e cila është një emër kryesor në industrinë e tanishme.
Eurosig, pati një rritje të shpejtë dhe e zgjeroi aktivitetin e saj në 22 degë dhe në mbi 230 agjenci përfaqësuese në territorin e Shqipërisë.
Që nga viti 2015, operacionet e saj janë shtrirë edhe në Kosovë dhe me shumëllojshmëri të paketave të shërbimit, kompania është duke konkurruar për të kryesuar në këtë treg gjithashtu. Zgjerimi i rrjetit të shitjes, pozicionimi në tregun e sigurimeve me rritje të konsiderueshme dhe relativisht të shpejtë, janë rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme dhe të punonjësve të kualifikuar të kompanisë.
Në vitin 2016, Eurosig pati një sukses të madh, duke blerë 100% të aksioneve të kompanisë së parë të sigurimeve në Shqipëri, INSIG. Ajo ofron vlerën më të lartë në këtë fushë me një shumë prej 16 milionë Euro.
Sfida tjetër e z. Morinaj është që të shohë Eurosig duke konkuruar në tregjet europiane. Eurosig ka marrë çmimin si “Kompania me rritjen më të lartë në tregun e sigurimeve” për 4 vite me radhë dhe kjo është kompania me normat më të larta të dëmshpërblimeve.
Kadri Morinës i janë dhënë shumë çmime gjatë jetës së tij si një sipërmarrës dhe ka qenë i angazhuar në shumë bamirësi dhe aktivitete filantropike.
Çmimet:
– “Excelence and Business Prestige” nga Samiti Botëror “International Award New York 2003”
– “Sipërmarrës i suksesshëm” nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës (CCIT)
– “Golden Eagle” nga Klik Ekspo Group për kontributin në sektorin e biznesit.
Si një filantrop, Z. Kadri Morinaj iu dha nga Papa Françeskut medalja e 319 për kontribute të veçanta në Shtator të 2014.
Në vazhdën e kontributeve të tij të veçanta ai u dekorua me urdhrin “Naim Frashëri” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Ne jemi të lumtur që do ta mirëpresim Z.Kadri Morinaj në Startup Grind Tirana, në 27 Prill 2017.
Për të prentotuar biletën tuaj, klikoni KËTU
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.