Startup Grind Tirana mirëpret Julien Coustaury më 15 Shtator - Business Magazine Albania

Startup Grind Tirana mirëpret Julien Coustaury më 15 Shtator


Startup Grind Tirana do të mirëpresë më 15 shtator, në orën 17:30, Julien Coustaury, një sipërmarrës i suksesshëm, një investitor fantastik, një themelues dhe CEO.

Julien Coustaury është pjesë e menaxhimit të “Fil Rouge Capital” dhe ka mbi 20 vite eksperiencë në prodhim dhe shërbime, në më të shumtën e tyre në nivelin CEO. Ka punuar në më shumë se 80 vende në të 5-të kontinentet dhe ka marrë pjesë në më shumë se 1.7 bilionë $ të transaksioneve të blerjes, shitjes dhe të financimit.

Julien është edhe bashkë-themelues dhe sipërmarrës i rezidencës “ABC Accelerator” në Slloveni dhe drejton VC e tij krah “ABC First Growth”. Si pjesë e ekipit themelues të “Double Recall”, Julien mori pjesë nw grupin “Y Combinator” në verën e 2011.

Julien ka investuar në më shumë se 700 startup-e, kryesisht duke u fokusuar në software B2C me disa përjashtime të hardware si H20Pal, gjurmuesi i parë hidrator në treg. Julien aktualisht shërben në bordin e Symvaro, H20pal dhe Europronet. Ai ka një diplomë masteri në inxhinieri Telekomunikacioni. Julien është me këmbë në tokë dhe kurrë nuk i thotë jo një gote të mirë nga vera Bordeaux.

Ai po vjen në Shqipëri për të zbuluar ekipe të mira me ide të mira.

Endri Mataj, një adhurues i teknologjisë së informacionit, me diplomë MS në fushën e Telekomunikacionit në Universitetin e Syracuse në Nju Jork, është moderatori i eventit të përmuajshëm i cili padyshim do të udhëheqë edhe takimin e rradhës me Julien Coustaury. Eventi i sponsorizuar nga Google for Entrepreneurs do të mbahet në “Harry Fultz Institute”, Rr: “Asim Vokshi” , Tiranë. Në lidhje me pjesëmarrjen mund të rezervoni këtu.

Startup Grind është një komunitet global i startupeve i krijuar me qëllimin për të edukuar, frymëzuar dhe ndërlidhur sipërmarrësit nga e gjithë bota me njëri-tjetrin. Evenimenti organizohet në më shumë se 200 qytete dhe 85 vende në të gjithë botën ku marrin pjesë themeluesë lokalë, inovatorë, edukatorë, investitorë të suksesshëm të cilët ndajnë historitë e nisjes së biznesit dhe mësimet e mësuara në rrugën e ndërtimit të kompanive të suksesshëm. Intervistat mujore në Startup Grind me një të ftuar të fushës së biznesit dhe investimeve japin një mundësi të shkëlqyer për networking dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata dhe të besueshme midis aktorëve pjesëmarrës në event. Duke parë impaktin pozitiv në dhënien e shembujve konkretë për të rinjtë që kanë ide dhe duan të katapultohen në botën e biznesit, BusinessMag ju fton të merrni pjesë dhe të shpalosni idetë tuaja, sugjerimet, inovacionin dhe të jeni pjesë aktive e komunitetit më të madh në vend të startupeve. Për më shumë informacione ju ftojmë të vizitoni adresën StartupGrind.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0