Shkolla verore “Aftesitë menaxheriale dhe Lidership” - Business Magazine Albania

Shkolla verore “Aftesitë menaxheriale dhe Lidership”


veroreNew Vision, në kuadër të programit për ngritjen e kapaciteteve të të rinjve do të organizojë për të tretin vit radhazi Shkollën Verore mbi “Aftesitë menaxheriale dhe Lidershipin”.

Qëllimi i projektit:
1. Të trajnojë të rinjtë mbi aftësitë menaxheriale dhe lidershipin duke rritur kapacitetet e tyre nëpërmjet workshopeve.
2. Të ofrojë për pjesëmarrësit mjete dhe mënyra të reja për të përthithur njohuritë.
3. Të pajisen me mjete në lidhje me edukimin jo-formal dhe me mënyra të ndryshme sesi mund ushtrojnë njohuritë e përfituara gjatë sesioneve të trajnimit dhe workshop-eve.
4. T’u ofrojë pjesëmarrësve njohuri dhe aftësi cilësore në lidhje me drejtimin dhe menaxhimin e situatave të ndryshme që ata mund të përballen.

Vendodhja e projektit: Velipojë
Pjesëmarrësit do të jenë 40 të rinj nga mosha 16-25 vjeç.
Projekti do të zgjasë tri ditë: 30 Qershor – 2 Korrik.

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV e tyre në adresën e emailit: newvision.organisation@gmail.com dhe gjithashtu të plotësojne formularin online në këtë LINK

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0