Panairi i Shkollave dhe Aftësive Profesionale - Business Magazine Albania

Panairi i Shkollave dhe Aftësive Profesionale


Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në angazhimin e saj institucional për modernizimin dhe rritjen e cilësisë në Arsimin Profesional, organizon edicionin e dytë të “Olimpiadës së Aftësive”. Ky aktivitet 3 ditor, krahas promovimit të shkollave të Arsimit Profesional, do të krijojë hapësira të reja dhe bashkëpunim ndërmjet shkollave dhe aktorëve të sektorit të biznesit.

Çfarë përfaqëson Arsimi dhe Formimi Profesional –AFP?

• Shanse më të mëdha punësimi
• Të rinj të mirëorientuar
• Shkolla moderne
• Partneritet i qëndrueshëm me biznesin
• Ekonomi më e qëndrueshme
• Integrim Evropian i Arsimit Profesional
• Partnerë të denjë në tregun europian dhe global

Institucionet dhe Kategoritë Ekspozuese:

• Shkolla të mesme profesionale publike dhe private
• Shkolla të mesme profesionale nga rajoni
• Qendra të formimit profesional publike dhe private
• Institucione të arsimit të lartë nga vendi dhe rajoni
• Kompani private që ofrojnë mundësinë e praktikave profesionale
• Agjenci punësimi
• Biznese të interesuara për partneritet me AFP-në

Panairi i Shkollave dhe qendrave Profesionale

• Objektivi final i këtij aktiviteti është arritja e një bashkëpunimi midis profesionistëve më të spikatur, duke promovuar ofertën e arsimit profesional si mënyrë për rritjen e ekonomisë dhe punëzënies përmes kualifikimit të burimeve njerëzore.
• Panairi vjen si promovim i arritjeve të deritanishme dhe është në funksion të këshillimit të karrierës për të gjithë maturantët.
• Nxitje dhe motivim të konkurrencës profesionale
• Mundësi për bashkëpunim ndërmjet shkollave dhe biznesit

Bëhuni pjesë e Panairit

Tregu i punës karakterizohet nga një mospërputhje kërkesë dhe ofertë, ku statistikat flasin për një numër të madh ofertash pune që kërkojnë punonjës të specializuar dhe profesionistë, por që kanë mungesë të një praktike profesionale dhe eksperience pune. Strategjia e Ministrisë ka pasur si synim pikërisht amortizimin e kësaj mospërputhjeje dhe aftësimin e të rinjve, duke ndikuar drejtpërdrejt në punësimin e tyre.

Në këtë drejtim, Panairi ju ofron mundësinë:

• Të prezantoni drejtimet profesionale, profilet dhe praktikat e ndryshme të ofruara në Institucionin tuaj.
• Të bashkëpunoni me kompani, të cilat kërkojnë profesionistë dhe mundësojnë kontrata punësimi dhe praktika profesionale.
• Të prezantoni ofertat për punësim në biznesin tuaj duke patur mundësinë të realizohen intervista për vendet vakante direkt në panair.
• Të krijoni marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet e AFP-së, me qëllim rekrutimin e nxënësve sipas nevojave të biznesit tuaj për burime njerëzore.

Programi i Panairit, edicioni i dytë nën sloganin “Unë zgjedh Arsimin Profesional”

Gjatë ditëve të Olimpiadës janë planifikuar konferenca, tryeza të rrumbullakëta me grupet e interesit dhe konkurse në profile të ndryshme profesionale, të cilat do të prezantojnë modelet më të suksesshme në sistemin e AFP-së dhe njëkohësisht do të vlerësojnë ekselencën dhe rezultatet e arritura. Drejtimet kryesore të përzgjedhura për këtë edicion të dytë të konkursit janë:

• Bujqësi (Kopshtari)
• Teknologji Informacioni dhe komunikimi (TIK)
• Elektroteknikë (instalime civile dhe industriale)
• Hoteleri-Turizëm
• Rrobaqepësi
• Ndërtim
• Përpunim Druri
• Termohidraulikë

Paketa bazë për Ekspozuesit

• Tarifa për pjesëmarrje: 80 €/m² (Çmimi është pa TVSH)
• Hapësira ekspozuese në panair
• Katalogu “Guida e Shkollave dhe Aftësive Profesionale ”
• Stenda me emrin e kompanisë në hyrje dhe me panelet ndarëse
• Moket, 1 tavolinë dhe 2 karrige
• Ndriçimi i stendës dhe sigurimi i energjisë elektrike
• Rrjeti Wi-Fi në ambjentet e Expo City
• Publikim katalogu, i cili do të përmbajë të gjithë informacionin e nevojshëm për plesmarrësit në panair.
• Organizimi i konferencave, prezantimeve & workshop-e mbi temën e panairit.

Qëllimi: Arsim dhe Formim Profesional më cilësor, më pranë biznesit
Kur ? Në datat 27 – 29 Prill
Ku ? Expo City – Pranë CityPark

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0