Nis një startup: “Mëso – Dizenjo – Lanço” - Business Magazine Albania

Nis një startup: “Mëso – Dizenjo – Lanço”


nis-nje-startup-meso-dizenjo-lanco-business-mag

Dëshironi të dini se çfarë duhet për të hartuar një startup? Apo ndoshta ju tashmë keni një ide startup-i sepse ju shihni problemin, mundësinë ose boshllëkun në treg çdo ditë.

Një workshop me tre seanca që ju fut në hapat strategjike thelbësore për të ndërtuar dhe komunikuar një startup inovativ për tregun tuaj të synuar, partnerët kyç, financuesit dhe bashkëlojtarët është i duhuri për ju.

Tre seanca Workshop
E premte, 3 Mars Sesioni i parë, ora 17:00 – 20:00
E shtunë, 4 Mars Sesioni i dytë
E diel, 5 Mars Sesioni i tretë, ora 10:00 – 14:00

Aplikoni KËTU !!

Afati i fundit i aplikimit është 15 Shkurt 2017

Mosha minimale pjesëmarrëse është mbi 18 vjeç. Nëse ju jeni pjesë e një ekipi, të paktën një nga anëtarët tuaj duhet të jetë mbi 18 vjeç.

Çfarë duhet të merrni me vete?

Laptop; Letër; Stilolapsa; Veten tuaj; Ekipin tuaj; 100% pjesëmarrje është një domosdoshmëri.

Si mund të kontaktoni me organizatorin për pyetje?

Dërgoni email në: inhub@incubator.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0