Mundësitë e-Turizëm në Shqipëri - Business Magazine Albania

Mundësitë e-Turizëm në Shqipëri


mundesite-e-turizem-ne-shqiperi-business-magKomuniteti i Travel Massive Albania ju fton në aktivitetin e rradhës i cili do të zhvillohet me datë 9 Mars (e Enjte), ora 19:00, në ambientet e Talent Garden Tirana.

Këtë herë, komuniteti do të diskutojë mbi “eTourism Opportunities” një leksion i hapur mbi Reklamimin / Brandimin Online që guidat turistike mund t’ju bëjnë kompanive dhe vetes, të eksplorojnë mundësitë, mjetet dhe trendet e kësaj industrie që sjell përfitime të vërteta për shumë kompani.

Turizmi Online si një mjet i ri i zhvillimit ekonomik dhe në Shqipëri meriton të promovohet më shumë nga komuniteti, një trend i ri me potencial të madh për të tërhequr shumë turistë të huaj në vendin tonë.

Për të folur mbi këto mundësi, ata kanë ftuar në një lloj forme workshopi:
Alketa Halilaj – Digital Media Expert
Laidi Ferruni – Online Marketing Expert

Hyrja: Falas
Sponsor Gjeneral: Talent Garden Tirana
Vendi: Talent Garden Tirana
Data / Ora: 9 Mars 2017 / 19:00-22:45

RREGJISTROHU: https://travelmassive.com/events/2017/03/e-tourism-opportunities

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0