E dëgjojmë shumë shpesh kohët e fundit. Virtual Reality premton që do jetë teknologjia e rradhës që do shndërrojë mënyrën si ndërveprojmë me botën, duke krijuar eksperienca akoma më të përafërta me realitetin.
Por sikur Virtual Reality të jetë open source dhe funksional me teknologji Web-i? Kjo është çfarë WebVR përpiqet të arrijë, eksperienca të plota të realitetit virtual brenda në shfletues (ose ndryshe “browser”) duke funksionuar me teknologji komplet të hapura të bazuara mbi JavaScript.
Ke dëshirë të provosh VR me sytë e tu? Nuk është lojë fjalësh. Eja në workshop-in e rradhës të mbajtur nga komuniteti Shqiptar i Mozilla Albania me të ftuar special nga Kosova, Arion Banishta dhe nga Greqia, Giannis Konstantinidis.
Dhe nëse nuk je ngopur ende, hidhi dhe një sy A-Frame, mjetit nga Mozilla për të krijuar aplikacionet e tua në VR.
Bashkohu me Open Labs për ta parë nga afër. Merre edhe laptopin me vete.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.