Menaxhimi Strategjik i Pronësisë Intelektuale për SME-të - Business Magazine Albania

Menaxhimi Strategjik i Pronësisë Intelektuale për SME-të


Pronësisë IntelektualeWorkshop-i do të jetë një mundësi për të mësuar rreth rëndësisë strategjike të pronësisë intelektuale (IP) për startup-et, aktivitetet kyçe të pronësisë intelektuale për startup-et përgjatë rrugës dhe mënyrat në të cilat IP mund të shfrytëzohet.

Rastet e studimeve do të paraqiten duke ilustruar një sërë mënyrash në të cilat IP është përdorur me sukses për të gjeneruar të ardhura dhe për të tërhequr fonde. Seminari do të jetë interaktiv dhe në fund do të mbahet një sesion me pyetje dhe përgjigje.

Kjo ngjarje synon palë kyçe të interesuara në ekosistemin e IP dhe cilindo që ka interes në IP, me ose pa një sfond në këtë fushë. Ky workshop do të jetë me interes për ju, nëse keni një startup dhe dëshironi të dini se si mund ta mbroni IP-në tuaj ose të maksimizoni vlerën tuaj dalëse, jeni avokat i patentës i cili dëshiron një depërtim ndërkombëtar në IP në një rrjet më të gjerë apo në kontekstin e biznesit ose po kërkoni të investoni në një kompani dhe dëshironi të dini se si IP mund të zvogëlojë rrezikun tuaj.

Workshop-i do të zhvillohet në gjuhën angleze.

Regjistrohuni Këtu: http://bit.ly/2qbMqzn

Rendi i ditës:

  • Hyrje: Programi Mbështetës për Asetet Jomateriale dhe Pronësinë Intelektuale në vendet e Ballkanit Perëndimor
  • Rëndësia strategjike e IP për startup-et
  • Cilat janë asetet tuaja të IP?
  • Pse çështja e IP-së është e rëndësishme për startup-et?
  • Shfrytëzimi i IP – Raste studimi
  • Cilat janë aktivitetet kyçe të IP gjatë udhëtimit të startup-it tuaj?
  • Pushimi i kafes
  • Sesioni interaktiv mbi mbështetjen potenciale të IP për startup-et
  • IP Toolkit dhe mentorimi
  • Shqyrto se çfarë mbështetjeje tjetër ju nevojitet
  • Pyetje dhe përgjigje
  • Dreka dhe rrjetëzimi

Meqë hapësira është e kufizuar, konfirmimi juaj i pjesëmarrjes do të vlerësohet në masë të madhe. Afati i fundit për regjistrim është 31 Maj 2017, prandaj regjistroheni shpejt!

Pas seminarit, kompania ClearViewIP do të zgjedhë një SME për mentorim në strategjinë e IP, pa pagesë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0