KosICT 2016 - Business Magazine Albania

KosICT 2016


KosICT startoi 5 vite më parë si një konferencë rajonale me synimin për të sjellë IT si një tendencë e re në botë, edhe në Ballkan. Por me më shumë se 50 folës gjatë 4 viteve dhe me më shumë se 1000 pjesëmarrës zgjerimi ishte i pashmangshëm. Kjo është arsyeja pse edicioni i 5-të do të jetë një rinovim i KosICT duke “shkuar” globalisht, duke zgjeruar temat e formacionit, duke prezantuar “SEE Outsourcing” dhe Startup Fair, një kampionat eSports dhe netët e KosICT , kështu që këtë vit ne do ju sjellim një “Festival Teknologjik”.

Temat për këtë vit do të jenë:

Digital Marketing
Marketingu dixhital është një një term i përdorur për marketingun e produkteve ose shërbimeve duke përdorur teknologjitë dixhitale, kryesisht në internet, por duke përfshirë edhe telefonat celularë, reklamat në ekrane dhe çdo pajisje tjetër dixhitale.

Startups and Funding
Mësoni më shumë nëpërmjet folësve për botën e startup-eve, si të investosh, si të hyni në një rrjet ndërkombëtar të sipërmarrësve, si të menaxhoni një startup në fazat e para, si të zhvilloni idetë dhe akoma më shumë…

Big Data
“Big Data” i referohet një kombinimi të një trajtimi informues se si të marrësh vendimet e duhura, me një pasqyrë analitike që rrjedhin nga të dhënat dhe gjithashtu një set teknologjie që bën të mundur përpunimin e të dhënave.

edTech
Arsimi ka rëndësi gjithmonë. Kjo është arsyeja pse ne të KosICT i japim një rëndësi të madhe mënyrës për të përmirësuar arsimin përmes programeve dixhitale, qasje të lehtë për përmbajtjen online, cilësinë e arsimit dhe lehtësi pune për mësuesit.

eSports
eSports: profesionalizimi në video-lojra. Lojrat tani janë një zgjedhje e vlefshme e karrierës për disa persona të aftë. Njerëzit janë duke fituar miliona, duke nënshkruar marrëveshje fitimprurëse sponsorizimi dhe duke takuar supermodele, të gjitha për shkak se ata mund të luajnë lojëra  me të vërtetë mirë.

Cilët do të jenë folësit ?

  1. Amy Cosper është zëvëndëse presidente dhe shefe editoriale e Entrepreneur Media Inc.
  2. Marcin Malinowski është shefi i partneriteteve globale, Google
  3. Francesco Federico është Drejtor i marketingut dixhital global i Acer
  4. Martin Kadinov është menaxher rajonal ESL për Evropën Juglindore
  5. Michael Capone është analist kryesor biznesi
  6. Mark Turell është CEO dhe themelues i Vork dhe Orcasci
  7. Igor Tasic është CEO dhe themelues i Startup Europe Week
  8. John Horsley është drejtor i Digital Doughnut

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0