Konferencë Kombëtare "Aktiviteti Filantropik i Ndërmarrjeve në Shqipëri" - Business Magazine Albania

Konferencë Kombëtare “Aktiviteti Filantropik i Ndërmarrjeve në Shqipëri”


konference-kombetare-aktiviteti-filantropik-i-ndermarrjeve-ne-shqiperi-business-magGjatë konferencës do të prezantohen gjetjet e studimit të dytë mbi “Aktivitetin Filantropik të Ndërmarrjeve në Shqipëri”, realizuar nga Partnerët Shqipëri gjatë vitit 2016.

Folës në konferencë do të jenë përfaqësues të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Këshillit Kombëtar të Biznesit, të cilët do të diskutojnë mbi mundësitë e krijimit të një mjedisi për stimulimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të filantropisë në vend.

Në diskutim ftohen të marrin pjesë përfaqësues të biznesit, organizatave të shoqërisë civile, institucioneve ndërkombëtare, donatorë, ekspertë, si dhe përfaqësues të medias.

Studimi dhe konferenca mbështeten financiarisht nga Balkan Trust for Democracy, një projekt i German Marshall Fund i Shteteve të Bashkuara.

Burimi: facebook.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0