Konferenca Tech4Good në Tiranë për sfidat e organizatave jofitimprurëse me teknologjinë - Business Magazine Albania

Konferenca Tech4Good në Tiranë për sfidat e organizatave jofitimprurëse me teknologjinë


Më 7 Mars Fondacioni Metamorfozis në bashkëpunim me zyrën lokale të Microsoft në Shqipëri, organizojnë ditën e Microsoft-it kushtuar sektorit qytetar – “Teknologjia Cloud ndihmon shoqëritë“.

Organizuar në ambjentet e OFICINA pranë Institutit “Harry T. Fultz” në Tiranë, konferenca hap siparin në ora 10:00 me të ftuar Sokol Vladin, Drejtor i Përgjithshëm i Microsoft në Shqipëri, Bardhyl Jasharin, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, Vlora Ademi Menaxhere e Programeve në Edukim në Microsoft Maqedoni, Adrijana Selmani, Asistente e Programeve në Fondacionin Metamorfozis si dhe Lefter Roko nga Abraham Linkoln dhe Erkens Gjini nga Oficina të cilët do të ndajnë me të ftuarit eksperiencat e tyre me teknologjitë e Microsoft.

Ngjarja vjen në mbështetje të përfaqësuesve të sektorit qytetar të cilët do të informohen më tepër rreth donacioneve softuerike dhe donacionit në vlerë prej 5,000 $ në platformën Microsoft Azure nga programi i Microsoft në përkrahje të sektorit qytetar, i cili në Shqipëri dhe Ballkan zbatohet Fondacioni Metamorfozis, nëpërmjet platformës ТеchSoup Balkans.

Të ftuarit do të kenë mundësinë të dëgjojnë rreth sfidave me të cilat ballafaqohen OJF-të në Shqipëri dhe shembuj të mirë se si teknologjia u vjen në ndihmë OJF-ve që të punojnë më lehtë dhe të realizojnë misionin e tyre më shpejtë. Teknologjia nuk është më sfidë për asnjë organizatë me ndihmën e TechSoup Balkans.

Konferenca e cila do të fillojë me një fjalë përshëndetëse të Sokol Vladit dhe Bardhyl Jasharit do të prekë disa tema si Microsoft Azure, Office 365, Përvojat e OJF me Microsoft, Prezantimi i TechSoup Balkans dhe një sesion Pyetje dhe Diskutim.

Sigurisht e gjithë vëmendja do të jetë në platformën Microsoft Azure, Microsoft Office 365 dhe mundësitë e shumta të ofruara për organizatat si dhe eksperiencat e OJF-ve me teknologjinë dhe veçanërisht teknologjitë e ofruara prej Microsoft.

Kjo konferencë ju fton të dëgjoni risitë më të fundit të cilat i ofron platforma Microsoft Office 365 e cila mund të përfitohet falas dhe kushtet që OJF-të duhet të plotësojnë që të përfitojnë donacion të Microsoft Azure në vlerë prej 5,000 $.

Po ashtu përfaqësuesit e OJF-ve të tjera pjesëmarrëse do të kenë mundësi të prezantojnë sfidat të cilat janë përballur dhe sesi teknologjia mund t’ju ndihmojnë të përmirësoni punën tuaj dhe të arrini potencialin tuaj.

Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë, një formular online pjesëmarrjeje është në dispozicion i hapur deri më datën 6 Mars në ora 14:00.

Gjithashtu mund të ndiqni zhvillimet më të fundit në median sociale përmes hashtagut #Tech4Good.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0