Ke një ide inovative? Dëshiron ta kthesh atë në sipërmarrje reale? Mundësia Jote është Tani! - Business Magazine Albania

Ke një ide inovative? Dëshiron ta kthesh atë në sipërmarrje reale? Mundësia Jote është Tani!


sipërmarrje“Albanian Socio-Economic Think Tank”, në kuadër të javës globale të sipërmarrjes, 18-19 Nëntor 2017, vijon edicionin e dytë të “The steps for creating a successful business”, në Tiranë, ku të ftuar do të jenë personalitete nga bota akademike dhe e Sipërmarrjes!

Pjesë e këtij formati, mund të jenë persona nga mosha 18 deri në 40 vjeç, të cilët nëpërmjet ideve inovative aspirojnë të jenë sipërmarrës të bizneseve të suksesshme.

Ky aktivitet ka si qëllim të vetin, përfshirjen e të rinjve, nëpërmjet prezantimit të ideve inovative të biznesit, në një event dy ditor trajnimi dhe konkurrimi. Programi do te përbëhet nga prezantime dinamike, ritëm i shpejtë, larmi tematikash dhe panel jurie vlerësimi nga fusha akademike dhe e sipërmarrjes.

Lexoni: Intervistë me Armira Lazaj, organizatoren e “The steps for creating a successful business ”

Një event ku pjesëmarrësit, të ndarë në grupe do të prezantojnë një ide biznesi dhe do ta zhvillojnë atë në 2 ditë duke kaluar limitet e tyre falë disa profesionistëve të sukseshëm, të cilët do t’i mentorojnë vazhdimisht gjatë eventit!

“The steps for creating a successful business”, ofron profesionalizëm, emocione, konkurencë dhe surpriza për idenë më të mirë!

Si të aplikoni:

Dërgoni email në startupnow.al@yahoo.com një përshkrim shkurt (100-200 fjalë) të idesë tuaj me të dhënat Emër, Mbiemër dhe nr telefoni. Mund të aplikoni në formë individuale ose në grup me nga 2-5 persona

Afate:

20 Qershor – 20 Shtator – dërgimi i idesë
21 Shtator – 1 Tetor – Përzgjedhja e ideve pjesëmarrëse
15 Tetor – Komunikimi me email aplikantëve të përzgjedhur

Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisjen me certifikatë në fund të aktivitetit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0