Ftesë për pjesëmarrje në eventin “Një Ditë mbi Tregun Shqiptar” - Business Magazine Albania

Ftesë për pjesëmarrje në eventin “Një Ditë mbi Tregun Shqiptar”


Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se Business France, Agjencia Franceze për Zhvillimin e Biznesit jashte Francës, nën kujdesin e Ambasadës Franceze në Tiranë, në bashkëpunim me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Francë Shqipëri (CCIFA), organizon ditën e enjte, datë 20 nëntor 2016, eventin “Një Ditë mbi Tregun Shqiptar”, në Paris.

Në këtë event janë të ftuar jo vetëm kompanitë shqipëtare të cilat duan të reklamojnë produktet e tyre në tregun Francez, por dhe të gjitha kompanitë franceze që dëshirojne të eksportojnë ose të investojnë në tregun shqipëtar. Paneli i përbërë nga pala shqiptare : Ministria Znj. Milva Ekonomi, Ambasadori i Francës, Z. Bernard Fitoussi, Drejtori i AIDA, Z. Genti Beqiri, Kryetari i CCI FA, Z. Julien Roche,si dhe, Z. Axel BAROUX, Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit Ndërkombëtar, Business France, etj, do të diskutojnë mbi situatën ekonomike në vënd si edhe për mundësitë që ofron tregu ynë.

Gjatë drekës-bufe dhe takimeve B2B gjatë pasdrekës, ju do të keni mundësinë të takoheni me drejtuesit e kompanive të ndryshme në Francë.

Burimi: aida.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0