Frymëzo, Angazhohu dhe Vepro në YouthSpeak Forum 2017 - Business Magazine Albania

Frymëzo, Angazhohu dhe Vepro në YouthSpeak Forum 2017


AIESEC në Shqipëri organizon edicionin e tretë të eventit YouthSpeak Forum, i cili këtë rradhë do të zhvillohet me datë 6 Maj në Ministrinë e Punëve të Jashtme, me temë kryesore “Punë dinjitoze dhe rritje ekonomike”. Forumi synon të mbledhi bashkë të rinjtë dhe drejtues nga sektorë të ndryshëm të shoqërisë, për t’i njohur dhe ndërgjegjësuar në lidhje më Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara.

YouthSpeak Forum mbështetet në tre shtylla kryesore: Frymëzo, Angazhohu dhe Vepro.

Gjatë pjesës së parë, Frymëzo, delegatët do të kenë mundësi të dëgjojnë fjalime inspiruese nga njerëz të suksesshëm dhe të kuptojnë rolin e tyre për krijimin e një të ardhme të qëndrueshme në Shqipëri.

Angazhohu, do t’u japë mundësinë delegatëve që gjatë punës në grup dhe workshop-eve të tregojnë se ata janë liderat e ardhshëm të këtij vendi. Do të jetë një mundësi për të zgjeruar rrjetin e tyre duke u njohur me partnerët dhe mundësitë që ata ofrojnë, si dhe të fitojnë internship-e.

Vepro, që do të jetë dhe finalizimi i eventi, konsiston në ndërmarrja e hapave konkretë për krijimin e një iniciative. Në këtë fazë do të ketë vetëm një grup fitues, iniciativa e të cilit do të realizohet me ndihmën e AIESEC në Shqipëri.

Për më shumë informacione, ju lutem vizitoni këtë link.

Për të aplikuar, klikoni në këtë link.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0